LAJMI I FUNDIT:

Katër finalistët që kërkojnë triumfin në ‘The Voice’ (Video)

Katër finalistët që kërkojnë triumfin në ‘The Voice’ (Video)

Pjesë e finales të “The Voice” nuk do të jetë Shpend Hysaj dhe Mario Mançelli. Ata nuk i siguruan votat e mjaftueshme nga publiku dhe u larguan nga gara në gjysmëfinale.

Katër artistët që siguruan biletën për mbrëmjen finale të ‘The Voice of Albania’ janë: Anxhela, Lidia, Klinti dhe Lisi.


Një nga mbrëmjet më të rëndësishme të rrugëtimit në The Voice, u çel me një performancë që ndezi skenën nga Samanta Karavella. “Asnjo si un”, “Na e dina” dhe “Si ai” ishin tre këngët të cilat solli ngritën në këmbë publikun e pranishëm.

Artisti Lis Asllanaj nga ‘Skuadra Rona’ ishte ai që nisi garën në mbrëmjen gjysmëfinale. Ai solli në skenë materialin muzikor “1612” nga Vulfpeck.

Pjesëtari i ‘Skuadra Alban’, Shpend Hysaj, më i komentuari në rrjetet sociale gjatë gjithë mbarëvajtjes së spektaklit , performoi “Nuk kërkoj tjetër njeri” të Elton Dedës.

Artistja e vetme e mbetur në garë nga ‘Skuadra Besa’, performoi “Wrecking Ball” nga Miley Cyrus. Si çdo herë në grintë, akoma më shumë edhe këtë gjysmëfinale.

Mario Mançelli, rokeri i fundit në garë solli “Bring me to life”, transmeton Top Channel .

Klinti erdhi një “pop star” në gjysmëfinale. Ai performoi “La Notte” nga Moda. Për herë të parë me një material muzikor në gjuhën italiane.

Lidia Lufi nderoi figurën e Nexhmije Pagarushës në gjysmëfinale duke performuar “Vetë ke mbet” të artistes së madhe shqiptare. Kjo këngë emocionoi të pranishmit pasi Lidia ia doli të transmetojë emocion.

Mysafiri i dytë i ftuar në gjysmëfinale, ishte Shpat Deda që performoi “Ninullë”.

Komentet u përcollën drejtpërdrejt nga V-Room nëpërmjet reporteres Fjoralba Ponari, ndihmës trajnerëve dhe të ftuarve. Nën autorësinë dhe moderimin e Ledion Licos “The Voice” mbërrin pas kësaj mbrëmjeje në finale, nga ku priten emocione të mëdha.

Në trend Magazina

Më shumë
Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Magazina
Getinjo publikon fotografi nga

Getinjo publikon fotografi nga "burgu": Allah falëm, sepse kemi me i mërzit zullumqarët

Magazina
Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Magazina
Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Magazina
Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Magazina
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Magazina
Kalo në kategori