LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Nuk ka asnjë aryse për më shumë vonesa

Ahmeti: Nuk ka asnjë aryse për më shumë vonesa

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Maqedoni, Carlo Romeo. Në takim është diskutuar për formimin e qeverisë dhe në përgjithësi për situatën politike pas ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend si dhe për zgjedhjet lokale, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga BDI përmes kumtesës njoftojnë se Ahmeti në takim ka theksuar se partia e tij respekton dhe përkrah rendin kushtetues dhe karakterin unitar të vendit.

“Ahmeti nënvizoi që nuk ka asnjë arsye për vonesa dhe që për prioritet e qeverisë së re janë reformat në gjyqësor, integrimi euroatlantik, Marrëveshja e Ohrit, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, por edhe zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës. Në lidhje me zgjedhjet lokale, Ahmeti tha që BDI përkrah ndryshimet e menjëhershme në kodin zgjedhor për t’ju mundësuar funksionim normal komunave gjer në mbajtjen e zgjedhjeve dhe zgjedhjes së administratës së re”, thuhet në kumtesën e BDI-së./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori