LAJMI I FUNDIT:

Rama: Do të vazhdojmë të luftojmë për të rritur punësimin

Rama: Do të vazhdojmë të luftojmë për të rritur punësimin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të shtunën në Selenicë, se qeveria që ai drejton do të vazhdojë të punojë për rritjen e punësimit, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies sociale.

Gjatë prezantimit të deputetëve për qarkun e Vlorës, Rama theksoi se gjatë këtyre tre vjet e gjysmë të qeverisjes janë bërë reforma të thella dhe të vështira.

“Kemi qenë të detyruar të punojmë në një vend ku drejtësia e korruptuar është e lidhur si mishi me thoin me ata që janë ngujuar në bunker plastmasi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Është dëshpëruese të shohësh një parti që lindi nga shpresa për liri dhe drejtësi, të shohësh që ngujohet për t’i ndërprerë rrugën qytetarëve të këtij vendi për të pasur drejtësi. Duke i ndërprerë rrugën e së ardhmes dhe për ta çliruar këtë vend nga diktatura e korrupsionit”, ka thënë Rama.


Ai shtoi se “do ta lënë një nga një pallatin e drejtësisë, të gjitha ata gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe do të japin përgjigje për çdo zullum që kanë bërë”.

“Do të vazhdojmë të luftojmë për të rritur punësimin, ekonominë, mirëqenien. Të jeni të bindur se sa më i drejtë të jetë vendi, aq më e rritur do të jetë ekonomia”, është shprehur Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE

Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE

Lajme
Kalo në kategori