Për kultivim të perimeve dhe luleve në ballkon nuk ju nevojiten shpenzime të mëdha as ndonjë shkathtësi e veçantë, por vetëm vullneti, ndërkaq angazhimi shpaguhet shumëfish.
Për kultivim të luleve në dritare dhe ballkon apo perimeve, të cilat më vonë do t’i kultivoni në një kopsht të vogël apo madje edhe në sënduk, ju nevojiten vetëm vegla të thjeshta:
1. Sënduk të cekët apo ambalazh kartoni të vezëve,
2. Dhe të imët të blerë në dyqane të luleve,
3. Fara të bimës që dëshironi ta mbillni
4. Gota jogurti me vrimë për rrjedhje të ujit.
Bimët të cilat kërkojnë temperatura të larta do t’i mbillni në ambalazh kartoni. Këto janë: lakra, lulelakra, sallata, selinoja, lulet zbukuruese, të cilat mund t’i mbani brenda në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Kur t’i zhvillojnë dy fletë, do t’i mbillni në gota apo sëndukë në distanca më të mëdha.
Pastaj mbillni bimë të reja. Më vonë mbillni domate, speca, si edhe lule zbukuruese që nuk i rezistojnë dimrit. Kur ngrohet koha fidanët mbillen në vend të hapur.
Në ambalazh kartoni për vezë qitni dheun. Mbushni mirë të gjitha vrimat.
Dheun në gropa lehtë shtypeni dhe plotësoni aty ku ka më pak.
Pastaj me gisht bëni vrimën në çdo “shtëpizë” dhe qiteni një farë. Kur të mbillni të gjitha “shtëpizat”, edhe njëherë qitni dhe sipër.
Pas mbjelljes me ujë të vakët lehtë lageni dheun. Gjatë kultivimit kujdesuni që fara e mbjellë, më vonë bimë të reja, kurrë të mos jenë të paujitura.
Varësisht nga lagështia, drita dhe ngrohja farërat do të mbijnë pak a shumë përnjëherë. Bimët e shëndetshme që kanë zhvilluar nga 2 fletë lehtë mund t’i nxirrni nga “shtëpiza” bashkë me dheun dhe t’i mbillni në gota.
Se sa fidanë do të kultivoni varet nga hapësira që keni. Mirëpo, pa marrë parasysh sasinë e bimëve të mbira, duhet siguruar: dritë, lagështi dhe ajër (oksigjen).
Për mbirje të farërave nevojitet temperatura prej 13 – 18 gradësh. Kujdesuni që dheu të mos thahet. Ujitni me masë bimët.
Fidanët e shëndetshëm të domateve mund t’i kultivoni në ballkon në thasë plastike, të mbushur mirë me dhe kopshti. Në thasë bëni 2-3 vrima për rrjedhje të ujit. Një herë para lulëzimit mund t’i ushqeni bimët (t’i spërkatni fletët me folifertil).
Kini kujdes që fidanët të mos i mbani në temperaturë shumë të lartë apo në hapësirë tepër të errët.
Kastravecët nuk e përballojnë rimbjelljen dhe duan temperaturë më të lartë, andaj mbillen vetëm në vend të përhershëm, më vonë në pranverë.
Domatet dhe specat janë kultura të cilat gjithashtu kërkojnë temperatura më të larta, mirëpo fidanët mund t’i kultivoni më herët në hapësirë të mbyllur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme