Kontrata kolektive sërish ka ngecur. Rritja e pagës mujore për mbi tre mijë punonjës kulture, aktorë, regjisorë, drejtorë….e të tjerë, do të vazhdojë të presë pa ndonjë afat të përcaktuar. Sindikata e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SASHK), së bashku me Ministrinë e Kulturës, nuk e kanë përligjur vonesën për dakordimin e teksti të marrëveshjes, por edhe të nënshkrimit të saj nga Qeveria, shkruan gazeta KOHA.
Pas më shumë se tre vitesh dy hartuesit e saj nuk e dinë ende se cilat janë ndikimet financiare të kësaj marrëveshje. Përkatësisht pika më delikate e saj, barazimi i koeficienteve të pagave për punonjësit e kulturës nuk është kristalizuar. Situata mbetet e njëjtë ashtu si edhe një vit më parë kur SASHK dhe Ministria e Kulturës arritën harmonizimin e tekstit të kësaj marrëveshje për disa çështje kontestuese.
Joakim Nedellkovski, kreu i SASHK, përsërit të njëjtën deklaratë se janë në pritje të hyrjes së saj në fuqi.
“Kufizimet ligjore nuk lejojnë nënshkrimin dhe zbatimin e kësaj marrëveshje, që në situatë para dhe paszgjedhore, deri në formimin e Qeverisë së se të bëhen punësime, rritje rrogash e kështu me radhë. Ligji i antikorrupsion nuk lejon akordimin e mjeteve financiare për zbatimin e tij. Ky është problemi i vetëm që nuk na ka lejuar që kjo çështje të lëvizë nga pika ku nga ngecur prej kohësh”, thotë për KOHA Nedelkovski.
Por nëse kriza politike dhe zhvillimi i zgjedhjeve nuk lejuan zbatimin e saj, nuk dihet se çfarë e pengon kreun e SASHK që të bëjë publike koston financiare të kësaj kontrate dhe koeficientin e ndryshuar të pagave të punonjësve.
Sipas Nedellkovskit, rritja e koeficientit varësisht vendit të punës, shkon nga 3 deri në 13 për qind. Zvarritja e nënshkrimit të kontratës kolektive është çështje problematike për shumë institucione elitare të kulturës, sidomos Teatri Shqiptar i Shkupit, Tetovës ku dallimet mes pagave për vendet e njëjta të punës në këto institucione nacionale me të tjera janë drastike. Duke filluar që nga pagat e drejtorëve, aktorëve, stafit teknik e të tjera shumat janë qesharake dhe disa herë më të vogla sesa ato të teatrove të tjera, si 25 mijë deri në 30 mijë denarë.
“Se cilat janë arsyet e vërteta të zvarritjes nuk e di, por mund të them se mungesa e kësaj kontrate po pasqyrohet më së keqi tek pjesa shqiptare, Teatri i Shkupit. Ndoshta nuk është mirë të bëj krahasime me rrogat që marrim ne dhe teatrot e tjera, por mund të them se jemi më të margjinalizuarit, punonjësit tanë punojnë për dy teatro dhe marrin vetëm një rrogë. Pra situata është skandaloze dhe nuk janë në pyetje vetëm rrogat, por edhe turnetë që nuk financohen, repertori, punësimet e shumë çështje të tjera. Nga SASHK i kanë pranuar kërkesat tona, por s’e kuptojmë se pse po zvarritet”, thotë Ismail Mjaku, përfaqësues i Sindikatës së Teatrit të Shkupit.
Një situatë e ngjashme është edhe mes punonjësve në biblioteka, muze, qendra kulture, të cilët paguhen me paga më të ulëta, si pasojë e mospërfshirjes së tyre në kontratën kolektive. Kontrata kolektive përveç barazimit mes pagesave të punonjësve që punojnë në vende të njëjta pune, por në institucione të ndryshme, përmban edhe pika të tjera, si formën e financimit të institucioneve të kulturës, akordimin e shumave për repertorin e tyre, zhvillimin e turneve, specializimin e punonjësve, manifestimeve të tjera kanë qenë disa prej çështjeve që përfaqësuesit e sindikalistëve i kanë paraqitur në kryesinë e SASHK.
Në ndërkohë që mijëra punonjës në kulturë janë të privuar nga benificionet financiare punësimet nga Ministria e Kulturës gjatë këtyre viteve nuk kanë munguar, ashtu si edhe rritjet e pagave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare