LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me 5 çiftet e famshme shqiptare, ku femrat janë më të moshuara se meshkujt (Foto)

Njihuni me 5 çiftet e famshme shqiptare, ku femrat janë më të moshuara se meshkujt (Foto)

Këto janë shembujt më të mirë që tregojnë se diferenca në moshë nuk ndikon aspak në jetëgjatësinë dhe lumturinë e një çifti.

Më parë kjo ishte nja tabu, madje edhe kur ndodhte që të bëhej një martesë ku femra ishte më e madhe se burri, mbahej e fshehur ose thonin që ishin moshatarë. Ama sot kjo shihet me sy krejt tjetër. Sot merr më shumë kuptim ajo shprehja: Dashuria nuk njeh moshë!


Diferenca e madhe në moshë mes presidentit të Francës Emmanuel Macron me gruan e tij Brigitte (kjo e fundit 24 vite më e madhe), është përfolur shumë së fundmi. Madje Brigitte ka qenë edhe mësuesja e tij. Dhe duke marrë shkas nga rasti i tyre, po sjellim edhe çiftet shqiptare ku femra është më e madhe se mashkulli si shembuj mjaft pozitivë të një martese apo lidhjeje të lumtur.

Skerdi dhe Aurela Gaçe

Edhe pse nuk e kanë bërë kurrë publike, Skerdi dhe Aurela njiheshin prej vitesh. Këngëtarja e prezantonte atë që sot e ka bashkëshort, thjesht si menaxherin e saj. Thuhet se Skerdi është rreth gjashtë vite më i vogël se Aurela edhe pse ajo vetë pranon diferencën vetëm prej dy vitesh. Megjithatë kjo pak rëndësi ka pasi ata të dy vazhdojnë të jenë lumturisht bashkë dhe gëzojnë frytet e dashurisë së tyre, dy vajzat.

Amarda Toska dhe Ermal Mamaçi

Ata janë të dy në një moshë pasi kanë lindur që të dy në të njëjtin vit dhe madje edhe në të njëjtin muaj, mars. Por diferenca mes tyre është çështje ditësh, 11 ditë më e madhe Ami se Ermali. Martesa e moderatores me aktorin e humorit ka rezultuar të jetë një sukses i vërtetë, madje edhe një shembull i çiftit të lumtur të cilët përpos angazhimeve të shumta, e ruajnë harmoninë mes tyre. Madje ndonjëherë mund t’i ngatërrojmë si motër e vëlla pasi kanë marrë hijen e njëri-tjetrit. Sot ata gëzojnë një dashuri të shëndoshë bashkë me djalin e tyre, Joelin.

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha

Çiljeta dhe Alban Hoxha janë çifti më i ri në showbiz. Edhe pse shoqëroheshin bashkë, ata heshtnin për ta thënë me zë të lartë dashurinë e tyre. Por më në fund iu dorëzuan ndjenjave dhe këngëtarja seksi bashkë me portierin e Partizanit e pranuan se ishin në një lidhje. Lidhje kjo që nuk ndikohet aspak nga diferenca e tyre në moshë duke qenë se Çili (32 vjeç) është tre vite më madhe se Albani (29 vjeç).

Silva Gunbardhi dhe Dafi

Edhe pse këngëtarja Silva Gunbardhi është disa vite më e madhe se partneri i saj, Dafi, kjo nuk ka ndikuar aspak që ata të dy të kenë një marrëdhënie të shëndetshme madje edhe të bëhen prindër të një djali, shkruan intv.

Soni dhe Klevi

Vetëm pak kohë më parë këngëtarja e famshme ka nisur një histori dashurie me djaloshin disa vite më të ri, i cili quhet Klevi dhe është një biznesmen nga Tirana. Ai është shpirti i saj binjak. Gjithmonë pranë, në paskuintat e një koncerti apo festivali, në biznesin e tyre të përbashkët, apo duke shijuar një gotë me miqtë në lokalet e natës në Tiranë.

Në trend Magazina

Më shumë
Erjola

Erjola "shpërthen" në lot: Graciano e ka pasur shtëpinë ngjitur dhe më dëgjonte kur ish-partneri më dhunonte

Magazina
Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Camila Cabellos i shqyhet fustani në 'Met Gala' dhe i ekspozohen të brendshmet

Camila Cabellos i shqyhet fustani në 'Met Gala' dhe i ekspozohen të brendshmet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Dua Lipa zgjedh Shqipërinë si vendin e preferuar për verën e vitit 2024

Dua Lipa zgjedh Shqipërinë si vendin e preferuar për verën e vitit 2024

Magazina
Kalo në kategori