LAJMI I FUNDIT:

Edhe në Tetovë do të mbahet panairi për punësim

Edhe në Tetovë do të mbahet panairi për punësim

Nga 18 maji fillon cikli i tretë me radhë i panaireve për punësim ku punëdhënësit do të prezantojnë nevojat e tyre për punësim, ndërsa të papunët do të kenë mundësi drejtpërdrejtë të informohen për kushtet për punësim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Panairi do të zgjasë deri më 15 qershor, ndërsa në këtë interval kohor ngjarje të këtilla do të realizohen në pesë qytete, edhe atë në Tetovë, Manastir, Shtip, Kavadar dhe Strumicë, njofton AIM.

Deri tani janë mbajtur dy cikle të panaireve për punësim ku kanë marrë pjesë 734 punëdhënës. Kanë rezultuar të paktën 2.500 punësime. Panairet janë vizituar prej mbi 79 mijë vizitorë të cilët kanë dorëzuar 21.190 biografi. /Telegrafi/