LAJMI I FUNDIT:

Elezi: Rrezikohet bllokimi total i komunave

Elezi: Rrezikohet bllokimi total i komunave

Shiret Elezi, ministrja e vetëqeverisjes lokale ka shprehur shqetësim serioz për bllokim total të komunave pas 15 majit. Ajo paralajmëron se ndërmarrjet publike, çerdhet, institucionet kulturore, zjarrfikësit, do të përballen me ngecje të punës, ndërsa problem kryesor do të jetë pagesa e rrogave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Probleme më të shpejta me të cilat do të ballafaqohen qytetarët janë lejet e ndërtimit, mos marrja e pagave në administratën e vetëqeverisjes lokale, në arsim, në transportin e nxënësve, në ndërmarrjet publike, në aktivitetet komunale, përkatësisht, probleme në mbledhjen e mbeturinave, në ujësjellës, si dhe në ndriçimin rrugor”, u shpreh Shiret Elezi.

Elezi në një letër kërkon zgjidhje nga Kuvendi, për debllokimin e pushtetit lokal. Ndërsa nga kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhafer, thonë se kanë dëruar kërkesë tek deputetët./Telegrafi/


Xhaferi procedoi kërkesat për çështjen e kryetarëve të komunave deri te deputetët e Kuvendit të Maqedonisë
Lexo po ashtu Xhaferi procedoi kërkesat për çështjen e kryetarëve të komunave deri te deputetët e Kuvendit të Maqedonisë