LAJMI I FUNDIT:

I riu i prenë kokën nënës së tij, vetëm pse nuk i kishte dhënë para (Foto/Video, +18)

I riu i prenë kokën nënës së tij, vetëm pse nuk i kishte dhënë para (Foto/Video, +18)

Një përdoruese e Facebook-ut e identifikuar si Nahbila Lima, ka shpërndarë në profilin e saj disa pamje të rënda, për të cilat thotë se një djalë i ri ka vrarë nënën e tij për para në qytetin Kumba në Kamerun.

Ngjarja është edhe më e tmerrshme për faktin, se ky i ri i kishte prerë kokën nënës së tij, transmeton Telegrafi.


Në fotografitë e postuara më poshtë shihet se si kjo grua kishte prerje nëpër duar, të cilat sipas gjitha gjasave i janë shkaktuar derisa ka tentuar të mbrohet nga i biri i dhunshëm.

Vrasësi I pashpirt pasi e kishte ekzekutuar nënën e tij, trupin e saj e kishte vendosur në kolltuk. /Telegrafi/