Me takimin sot me bizneset e Tetovës, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore e përmbylli Karvanin e saj të gjashtë me rradhë, gjatë të cilit në periudhën Prill – Maj 2017 vizitoi bizneset në qytetet e ndryshme të Maqedonisë. Këtë vit, siç thuhet në kumtesë, karvani i Odës nisi në qytetin e Gostivarit dhe diskutuan për sfidat e shumta që paraqiten gjatë zhvillimit të një biznesi, duke shtuar se ambienti afarist në Maqedoni nuk krijon kushte të mira për biznes, dhe të gjitha pengesat që hasin bizneset, duke mos u shqyrtuar në kohë nga autoritetet kompetente dhe frekuentimi i shpeshtë i inspekcioneve nga institucionet e ndryshme, e bëjnë edhe më të vështirë funksionimin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mungesa e kuadrove profesionale në veprimtari të ndryshme, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë është një ndër temat që u diskutua si problematike në rajonin e Shkupit, duke veçuar këtu mungesën e infrastrukturës dhe kushteve elementare në vendet rurale si pengesë për zhvillimin e bizneve të vogla, posaçërisht në pjesën e Vizbegut.
Pas Gostivarit, takimet vijuan në qytetin Kumanovës, Kërçovës, Strugës, Shkupit, Manastirit dhe Dibrës, dhe nga afër OEMVP u njoh me problemet me të cilat anëtarët e saj ballafaqohen gjatë punës. Në këto takime, para më shumë se 150 bizneseve u prezantuan aktivitetet e Odës, përfshirë këtu raportin vjetor 2016 dhe atë financiar, planin e aktiviteteve për vitik 2017, shërbimet të cilat Oda i ofron për anëtarët dhe publikimet e Odës, informatori ligjor Juris, ai ekonomik Economicus dhe informatori mbi mundësitë e ndryshme të financimit Dobia.
Në takimin e fundit në Dibër, pronarët e kompanive shprehën shqetësim për mungesën e një terminali doganor dhe mos ndërmarrja e aktiviteteve për ndërtimin e rrugës së Arbërit, mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore dhe procedurat administrative, duke theksuar këtu aplikimin selektiv të ligjeve. Problemet me deponitë e egra dhe me shërbimet që kanë të bëjnë me furnizimin me rrymë elektrike të objekteve afariste dhe procedurat e gjata burokratike në institucionet janë probleme që veçuan edhe bizneset e rajonit të Gostivarit dhe Tetovës, njofton AIM.
Ajo për të cilën kompanitë e Kërçovës shprehën shqetësim është politika diskriminuese ndaj investitorëve vendas, ku favorizohen ato të huajt, duke përmendur edhe problemin aktual që kanë me ikjen e fuqisë së re punëtore jashtë vendit, problem ky i pranishëm edhe në rajonin e Manastirit, Strugës dhe Dibrës, gjë e cila ndikon edhe në stabilitetin e bizneseve të vogla, të cilat veç se e kanë të vështirë funksionimin duke marrë parasysh gjobat e mëdha nga ana e institucioneve shtetërore. Në të gjitha takimet, OEMVP theksoi angazhimin e saj në përpjekjet e vazhdueshme për lehtësimin e klimës së biznesit dhe bashkë diskutuan idetë se si të rritet më tej bashkëpunimi dhe mbështetja për këto biznese.
Sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset janë të shumta, dhe nëse marrim parasysh edhe ambientin afarist në Maqedoni i cili nuk krijon kushte të mira për biznes, funksionimi i biznesit bëhet edhe më i vështirë. Oda synon të promovojë klimë pozitive të biznesit, duke mbrojtur interesat e tij në përgjithësi, me theks të veçantë në bizneset e reja dhe ato të udhëhequra nga gratë. Ndaj në këto takime, edhe Grupacioni i Grave Afariste ka prezantuar aktivitetet dhe planet e Grupacionit, si dhe mundësitë tjera të përforcimit të pozitës së gruas në biznes dhe përkrahjes së sipërmarrësisë së gruas në përgjithësi, duke cekur faktin se vetëm 5% e bizneseve shqiptare janë të udhëhequra nga gratë. OEMVP këtë vit përmbylli Karvanin e saj në Tetovë, dhe do vazhdojë çdo vit të vizitojë anëtarët që të sheh nga afër problemet me të cilat ballafaqohen dhe mundësitë e ndryshme për të ndihmuar ato. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkolla prej Barake në Bllacë me vetëm 12 nxënës e 3 arsimtarë, nga klasa e 6 detyrohen të udhëtojnë larg ose të shkojnë në Han të Elezit
Dezinformatat në kohë fushate zgjedhore, Kreshnik Gashi flet për kontaminimin e informacionit në Kosovë
Mickoski takon Grenellin: Luftojmë për çdo interes të Maqedonisë
Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi
Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro
Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet