LAJMI I FUNDIT:

Ankimi i PD-së për listat, zgjidhet trupi i gjyqtarëve

Ankimi i PD-së për listat, zgjidhet trupi i gjyqtarëve

Kolegji Zgjedhor ka hedhur shortin për trupën e gjyqtarëve që do të shqyrtojë ankesën e Partisë Demokratike, bërë nëpërmjet Partisë Agrare për çregjistrimin e listave për zgjedhjet e 18 qershorit.

Sipas shortit 5-shja e gjyqtarëve do të jenë Tomor Skreli, Sotiraq Lubonja, Gjin Gjoni, Ridvan Hado dhe Artur Malaj. Ndërsa relator sipas shortit u zgjodh Gjin Gjoni.


Partia e Agron Dukës është i vetmi subjekt opozitar i regjistruar në zgjedhje dhe sigla e tij është përdorur për të përfaqësuar opozitën në Kolegjin Zgjedhor, me argumentin se dita e fundit për dorëzimin e listave ishte 28 prilli dhe jo data 29, kur ky veprim u krye nga partitë pjesëmarrëse në zgjedhje. /Telegrafi/