LAJMI I FUNDIT:

Konferenca ekonomike europiane zhvillohet në Poloni

Konferenca ekonomike europiane zhvillohet në Poloni

Konferenca e 9-të ekonomike europiane zhvillohet nga e mërkura deri të premten në qytetin jugor të Polonisë, Katowice.

Ky është forumi më i rëndësishëm ekonomik i vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore. Mbi 8 mijë pjesëmarrës nga Polonia, Europa, Azia dhe Afrika marrin pjesë në konferencën që fokusohet në sfidat kryesore europiane dhe të ardhmen e zhvillimit europian.

Në agjendën e Konferencës përfshihen çështje sociale dhe ekonomike, si reforma politike e BE-së, ekonomia e BE-së pas Brexit-it, revolucioni i katërt industrial, energjia dhe investimet e huaja në Europën Qendrore dhe Lindore.


Gjatë punimeve të konferencës do të zhvillohen rreth 130 seminare, ndër të cilat do të diskutohet dhe për bashkëpunimin e ardhshëm midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, kuptimi dhe e ardhmja e nismës së Kinës “Një brez, një rrugë”. /Telegrafi/