LAJMI I FUNDIT:

Në zgjedhje do të votojnë edhe nga diaspora, ndërkombëtarët do të vëzhgojnë

Në zgjedhje do të votojnë edhe nga diaspora, ndërkombëtarët do të vëzhgojnë

Betim Gjoshi nga Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë, ka thënë se në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, megjithëse në afat të shkurtër kohor, do t’ju mundësohet që të votojnë edhe kosovarët e diasporës.

Gjoshi në Ora e Fundit po ashtu shtoi se edhe në zgjedhjet pas rrëzimit të Qeverisë Mustafa, do të jenë edhe të angazhuar edhe ndërkombëtarët, njofton Klan Kosova.

“Do të caktojmë brenda mundësive kohë për fushatë”.


“Duke marr parasysh afatet e shkurtra që janë për këto zgjedhje, do të fillojmë me mundësitë për aplikuesit nga diaspora. Do të veprojmë me të gjitha mundësitë që ata të aplikojnë për të votuar edhe nga diaspora”.

“Presidenti i Kosovës sikurse ka ftuar ndërkombëtarët për zgjedhjet lokale, do të ftojë ata edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme”.

“Besoj që do të kemi një prezencë të mirë të votuesve në këtë proces zgjedhor”.

“Ne kemi qenë të parapërgatitur për zgjedhjet lokale. Por nga sot kemi filluar përgatitjet për këto zgjedhje për ta tejkaluar dhe këtë proces zgjedhor”.

“Kemi një numër të madh të vëzhguesve. Kësaj radhe do të jenë rreth 2500 vendvotime në Kosovë”, ka përfunduar Gjoshi, njofton Klan Kosova.