Seanca e fundit e kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës nisi me një qëllim: rrëzimin e Qeverisë. Kjo u arrit me ndihmën e deputetëve të PDK-së, partisë në koalicion qeverisës me LDK-në. Por para se të votohet rrëzimi i Qeverisë folën 47 përfaqësues, shumë prej të cilëve thanë akuza të rënda për të cilat nuk folën këto 3 vite e gjysmë
Personi që gjatë këtyre katër muajve nuk u pa shpesh tek kryente detyrën e tij si kryetar i Kuvendit, e drejtoi me pak komente seancën në të cilën Qeveria e Kosovës iu nënshtrua një mocioni mosbesimi por shumë kolegë të tij vendosen të flasin, madje disa për herë të parë pas 3 vitesh mandat të këtij Kuvendi.
Kadri Veseli kësisoj e nisi seancën në të cilën në fund të saj u votua mocioni i mosbesimit për Qeverinë e drejtuar nga partneri i tij i deritashëm, Isa Mustafa.
Por deri në atë pikë, koalicioni i shkatërrua nga 42 fjalimet e deputetëve dhe përfaqësuesve të Qeverisë të cilët akuzuan me të madhe njëri tjetrin.
Deputetët e PDK-së akuzuan LDK-në. Ata të LDK-së akuzuan PDK-në dhe opozitën. E opozita akuzoi të dyja partitë, teksa cikli i akuzave dhe kundër akuzave u zgjat deri në një pikë ku akuzat përfunduan deri në atë pikë sa u akuzua se kush është dyshimtar në Gjykatën Speciale.
E para e nisi Valdete Bajrami, nga NISMA që lexoi mocionin për mosbesimin e Qeverisë, për t’u ndjekur nga i pari i Qeverisë, Isa Mustafa që akuzoi fillimisht opozitën se arsyeja e vetme për këtë mocion është marrja e pushtetit.
Tone jo edhe aq të ashpra mes partnerëve të koalicionit vazhdoi edhe pasi fjalën e morën kryetarët e grupeve parlamentare, ani pse kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti tha se deputetët duhet të votojnë me “vullnetin e popullit”.
Kjo nuk i pëlqeu kryetarit të grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri i cili megjithatë nuk u tregua i ashpër ndaj PDK-së sikurse më vonë.
I ashpër ndaj të dyja këtyre partive ishin Glauk Konjufca, shef i grupit të VV-së, Pal Lekaj nga AAK-ja dhe Enever Hoti nga NISMA.
Danush Ademi deputet që përfaqësonte komunitetin RAE në Kuvend e theu akullin duke treguar një detaj: kishte votuar tri herë pro mocioneve për mosbesim të Qeverisë gjatë karrierës së tij si deputet.
Muhamet Mustafa nga LDK-ja lavdëroi shefin e vet Mustafën teksa Melihate Tërmkolli nga e njëjta parti u bë shkak për një lapsus të radhës së Kadri Veseli i cili me të përmendur mbiemrin e Tërmkollit shkaktoi të qeshura tek deputet.
“Tërmkolli, thash”, reagoj Veseli me tonalitet që tregonte se “nuk ishte koha për të qeshura”.
10-ja e deputeteve të parë u përmbyll në këtë mënyrë teksa debati filloi të mbushej me tone akuzuese kur folësja e 11-të mori fjalën.
Deputetja nga Peja, Besa Gaxherri filloi me disa akuza të lehta ndaj partnerit në ikje PDK-së. Njejtë foli edhe kolegu i saj partiak që rrallë herë ka folur në Kuvend, Murat Hoxha.
Deputeti kontrovers me pikëpamje radikale Gëzim Kelmendi ishte folësi i 13-të por fjalimi i tij u zbeh pas pasfolësi i tij, Fatmir Limaj, kryetari i partisë që kishte nisur mocionin e mosbesimit.
Limaj bëri akuza të ashpra ndaj të dy partive të koalicionit PDK-LDK por u përball me një pyetje provokuese nga ministrja e LDK-së, Hikmete Bajrami që foli menjëherë pas Limajt.
Bajrami e akuzoi Limajn për “krijimin e monopolit me Qendrën e Homologimit” sa ishte ai ministër në Qeverinë e Thaçit që tash është president, teksa Limaj nuk iu kundërpërgjigj në Kuvend por e ftoi për një debat televiziv.
Ish-deputeti i Vetëvendosjes që tashmë ka krijuar partinë “Alternativa”, Ilir Deda, duket sikur e vërejti i pari se debati parlamentar po shkonte në një pafundësi fjalimesh me akuza për njëri tjetrin, dhe kërkoi që liderët e partive parlamentare të ulen e ta caktojnë datën e zgjedhjeve.
“Kësisoj shpëtojmë me fytyrë të bardhë”, tha Deda.
Por kjo nuk u mor parasysh. Fill pas Dedës fjalën e mori folësi 17-të Sadri Ferati që akuzoi PDK-në për tradhti e kolegu i tij Anton Çuni shkoi edhe më larg: tha se arsyeja e qëndrimit të tij në politikë ishin pikërisht Kadri Veseli e Hashim Thaçi.
“Ju po më detyroni të qëndroj këtu deri sa të ju shoh juve prapa grilave. Ju aty e keni vendin”, tha Çuni i cili akuzoi PDK-në si “autore të këtij mocioni mosbesimi”.
Veseli nuk iu kundërpërgjigj këtyre akuzave të rënda duke u arsyetuar se nuk e ka kuptuar Çunin.
“Valla s’di a fole si profet a si hero, s’të mora vesh kurgjo”, tha Veseli, teksa ia dha fjalën deputetit të LDK-së nga Podujeve, Agim Kikajt.
Kikaj i pasur nga kolegu i tij Armend Zemaj e Arben Gashi vazhduan gjuhën akuzuese ndaj PDK-së por edhe ndaj AAK-së dhe NISMA-s si “partnere të ardhshme të PDK-së” teksa fjalën e rimori përsëri shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti.
Pajaziti e mbrojti Veselin duke akuzuar deputetët e LDK-së që akuzojnë liderin e tij duke ia përkujtuar të kaluarën.
Seanca në të cilën deri në këtë pikë folën 22 deputetë, u bë interesante kur një kundërshtuese e madhe e koalicionit PDK-LDK, Vjosa Osmani mori fjalën.
Ajo, edhe pse një akuzuese e madhe e kryetarit të partisë së saj, Isa Mustafa, e akuzoi PDK-në si asnjëherë më parë.
Fillimisht bëri një lapsus kur përmendi një fjalë të urtë popullore. Tha se “ujku qimen e ndërron por zanatin nuk e ndërron” në vend se të thoshte se “zanatin nuk e harron”. Por më pas akuzoi rëndë PDK-në.
“Kjo qasje e PDK-së nuk është e re, njëjtë sikur në të kaluarën, kjo parti keqpërdor marrëveshjet për me të gjithë partnerë pa përjashtim. E ka në gjen të saj, në ADN-në e saj”, tha Osmani, teksa i la vend deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj të akuzoj të dy partitë e koalicionin se nuk po mund ta durojnë njëra-tjetrën.
E pas kësaj debati degradoi edhe në fjalime të deputetëve të tjerë që lëshuan akuza turli fare sikurse folsi i 25-të Zafir Berisha për ti lënë radhën deputetit të PDK-së Hajdar Beqa që akuzoi LDK-në.
Deputeti që para disa muajsh “zbuloi fisin Kalash në Afganistan si fis me prejardhje ilire”, Adem Salihaj përdori foltoren për të akuzuar PDK-në teksa ish-deputetja e AAK-së, tash në partinë Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi e cila i “paralajmëroj partitë e koalicionit se do ta paguajnë faturën e dështimit të qeverisjes së tyre”.
I 29-i në rend ishte deputeti Shaip Muja që përsëriti qëndrimet e tija të shprehura muaj më parë kundër qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa teksa deputetet e LDK-së Doruntinë Maloku dhe Njomza Emini akuzuan PDK-në për “lojë të pistë kundër partisë së tyre”.
Seanca po bëhej e mërzitshme me akuza të njëjta që përsëriteshin nga deputetë të ndryshëm të partive të ndryshme, sikurse Ismajl Kurteshi nga VV-ja, Qerim Bajrami nga radhët e komuniteteve pakicë, Bislim Zogaj e Shukri Buja nga PDK-ja e Blerim Grainca nga LDK-ja.
Koha ishte për fjalimin e 38-të dhe për akuza të reja.
Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu fillimisht akuzoi deputetët e LDK-së, Anton Çuni dhe Adem Salihaj si bashkëpunëtor të Gjykatës Speciale, se cilës sipas LDK-së, i frikohet shumë PDK-ja.
Para se Çuni dhe Salihaj ta kundërshtonin këtë informacion që Musliu tha ta ketë marrë nga “një deputet i LDK-së”, duke përmbyllur listën e 40-të të fjalimeve , deputetja Musliu tha edhe një fjali që shkaktoi të qeshura.
“Unë po e them se po më vjen mirë se sot po e përfundoj m’doket me atë fjalën: mirë knej, mirë anej”, tha Musliu.
Kjo thënie e Musliut i shkoi për shtati kryetari të NISMA-s, Fatmir Limaj i cili mori fjalën për së treti herë duke kërkuar që deputetët të votojnë rrëzimin e Qeverisë, por nuk ishte mirë hiq për Isa Mustafën i cili ishte i fundit që iu drejtua deputetëve.
Fjalimi i tij tregonte atë që dihej qysh në fillim të seancës: se Qeveria e tij po binte dhe këtë nuk mund ta ndalonte.
Kësisoj, bashkë me akuzat që nisën haptazi mes të gjithëve në seancë ra edhe Qeveria e bashkë me të nisi edhe fushata drejt zgjedhjeve të parakohshme që duket se do të jetë e nxehtë dhe do të zbulojë akuza të reja mes të gjitha partive politike./Insajderi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë