Kryetari i Podujevës ka theksuar se për PDK-në i kanë vlerësimet e njëjta, si ato të mëhershmet, dhe nuk kanë ndryshuar.
“Me të thënë drejtën, vlerësimet tona kanë qenë të njohura kaherë. Qëndrimi i LDK-së nuk ka ndryshuar asnjëherë, ne i njohim. Jemi në këtë skenë bashkërisht ka vite. Është mosrespektim i marrëveshjes që e kemi pasur, është shkelje e marrëveshjes dhe arsyet i kemi ditur në momentin kur këta kanë filluar kësi lëvizjesh, por tashmë janë krejt të qarta se këta i ka penguar puna e qeverisë, rezultatet e qeverisë për ta kanë qenë tmerruese, dhe nuk kanë qenë të interesuar t’i marrin vendimet e mëdha në të cilat po thirren”, ka thënë Veliu.
Veliu ka thënë se PDK-ja nuk ka qenë e interesuar të kalohet demarkacioni, por shkuarja në zgjedhje, problemet me Gjykatën Speciale dhe indikacionet se PDK-ja është në rënie.
“Nuk kanë qenë të interesuar as për demarkacionin ta kalojmë, as nuk kanë qenë të interesuar që në zgjedhje lokale të shkojmë me kryeministrin Mustafa, dhe po ashtu një prej arsyeve kryesore është se Gjykata Speciale, dhe raportet e tyre në mes vete dhe sigurisht indikacionet se këta janë në rënie kanë qenë arsyet kryesore që të ndërpritet ky koalicion”.
Veliu ka treguar se PDK-ja ka dal hapur kundër liberalizimit të vizave, sepse sipas tij, kalimi i demarkacionit do të sillte vizat.
“Këta definitivisht në këto 2-3 ditë e fundit është parë që kanë qenë haptas kundër liberalizimit të vizave, sepse demarkacioni sillte liberalizimin dhe këta kanë qenë kundër demarkacionit dhe nuk kanë qenë të gatshëm ta votojnë, por e kanë përdorur si pretekst për rrëzim të Qeverisë”, ka deklaruar Veliu për lajmi.net.
Nënkryetari i LDK-së ka thënë se vetëm dy deputetë të partisë së tij kanë qenë kundër demarkacionit, ndërsa shtatë në PDK.
“Kanë qenë dy deputetë të LDK-së kundër demarkacionit dhe 7 të PDK-së. Ne e kemi unifikuar grupin dhe kemi dhënë garanca që pas seancës së mocionit do fusin në rend dite demarkacionin dhe këta kanë dashur me pas tjera renditje dhe zhvillime”.
Veliu thotë se është vështirë të bashkëpunohet më PDK-në më, pas prishjes së marrëveshjes.
Ai ka theksuar se veprimi i PDK-së mund të jetë një cikël i rrezikshëm për Kosovën sepse do të jetë vështir të ndërtohen institucione të besueshme pas këtyre veprimeve.
“Ne ua kemi bërë me dije edhe gjatë bisedave me ta, sepse kemi pasur disa biseda me ta, ua kemi bërë me dije se nëse prishja ndodhë njëanshëm, do të jetë e vështir pas një cikli tjetër zgjedhor që të gjejmë një gjuhë të përbashkët, nuk po them vija të kuqe, por ne ua kemi bërë me dije se nëse njëanshëm prishet koalicioni do të jetë vështir të bëjmë marrëveshje me ta. Ky mund të jetë një cikel i rrezikshëm për Kosovën sepse pas një procesi të këtillë zgjedhor, do të jetë e vështir të ndërtohen institucione të besueshme”, ka thënë Veliu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj