LAJMI I FUNDIT:

Kuvendit të Maqedonisë i kërkohet zgjidhje për çështjen e kryetarëve të komunave

Kuvendit të Maqedonisë i kërkohet zgjidhje për çështjen e kryetarëve të komunave

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që të mos merr asnjë procedurë rreth kryetarëve të komunave, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale i është drejtuar Kuvendit të Maqedonisë, që sa më parë të sigurojë zgjidhje ligjore për çështjen e funksionimit të organeve të vetëqeverisjes lokale dhe administratës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kërkesa është drejtuar te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe kërkon që në afat sa më të shkurtër të veprohet në drejtim të gjetjes së zgjidhjes së përshtatshme./Telegrafi/