LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Dënojmë sulmin ndaj gazetës ”Slloboden Peçat”

SHGM: Dënojmë sulmin ndaj gazetës ”Slloboden Peçat”

Shoqata e gazetarëve në Maqedoni i dënon sulmet e orkestruar të gazetës serbe “Informer” dhe të disa mediave maqedonase ndaj gazetës “Slloboden Peçat”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

””Informer” javën e kaluar në ballinën e gazetës dhe në edicionin onlajn publikoi tekst, në të cilin është akuzuar për finansim jolegal, ndërsa pronari është etiketuar si tradhtar.


Ky sulm paraqet një shembull eklatant për atë se si regjimet autoritare në shtetet e Balkanit Perëndimor i keqpërdorin mediat si makinë propagandistike për zbatimin e interesave politike dhe për përballje me kundërshtarët.

Qëllimi i këtyre sulmeve është të prishin kredibilitetin e mediave kritike para opinionit publik dhe të bëhet shtypje ndaj redaktorëve dhe gazetarëve që të ndryshojnë politikën e tyre redaktuese.

Solidarizohemi me kolegët në ”Slloboden peçat” dhe i inkurajojmë në të ardhmën të vazhdojnë në mënyrë profesionale të kryejnë misionin e tyre për informim të saktë. Egzistimi i mediave të lira dhe plurale është karakteristika themelore e çdo shoqërie të lirë dhe të hapur.

ShGM menjëherë do t’i informojë organizatat tona motra në Serbi, Shoqatën e pavarur të gazetarëve në Serbi dhe Shoqatën e gazetarëve në Serbi për sulmet që janë bërë nga Informer kundër një mediumi maqedonas dhe do të kërkojmë organet vetërregulluese lokale t’i dënojnë sulmet e tilla që janë të papranueshme, të cilët e shkelin besimin në mediat para opinionit të gjërë dhe solidaritetin profesional mes gazetarëve.” thonë nga SHGM. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori