LAJMI I FUNDIT:

Sela: Një gjë të jeni të sigurt, vazhdojmë përpara (Video)

Sela: Një gjë të jeni të sigurt, vazhdojmë përpara (Video)

Ziadin Sela u rikthye në shtëpinë e tij në Strugë, edhe pse do të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekëve në javët në vazhdim. Në Strugë u prit si hero, edhe pse veten nuk e konsideron si të tillë. Plagët, pas 10 ditëve ndoshta nuk janë të dukshme, por kjo ngjarje ka lënë gjurmë në jetën e tij.

Top Channel e vizitoi më herët në pavionin e Neurokirurgjisë në Spitalin e Tetovës, ku u kurua për një javë nën kujdesin intensiv të mjekëve. E ka të vështirë të shprehet para kameras, apo të kujtojë atë çfarë ndodhi në sallën e Kuvendit. Por thotë se, ajo ngjarje ka qenë e mirorkestruar dhe e menduar kohë më parë.

Pasi është goditur nga ata që mësynë në Parlament gjatë seancës së votimit për kreun e ri të Kuvendit, Talat Xhaferi, ai ka qëndruar pa ndjenja për disa minuta. Ka qenë Sigurimi i Kuvendit që e ka zhvendosur në një dhomë tjetër të Kuvendit, ku edhe është përmendur. Madje për ta nxjerrë jashtë, ata që e ndihmuan i kanë ndërruar edhe veshjet, që të mos identifikohej si Ziadin Sela.


Por a do të jetë gati të vijojë punën e tij në Kuvend si deputet i zgjedhur në dhjetor? Ai thotë me bindje “Po”, sepse kjo ngjarje nuk do ta stepë nga politika. Sela thotë se nuk ka marrë urim nga kryetari i ish-partisë së tij, Menduh Thaçi, ndërsa nuk i kanë munguar vizitat nga Shkupi zytar, por edhe nga Tirana.

Të shtunën, atë e vizitoi kreu i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho.

Gjatë të gjithë këtyre ditëve, simpatizantët në Spitalin e Tetovës kanë qenë të shumtë, e forcat e policisë gjithashtu. Mjeku Destan Haliti thotë se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Edhe pse i përfshirë në politikën aktive vetëm 6 vite më parë dhe i zgjedhur deputet në dhjetor, tashmë Sela thotë se ngjarjet e 27 prillit nuk do të lënë gjurmë në rrugën e saponisur. Ai do të rikthehet në Parlament, ndoshta për të votuar në ditët në vijim për qeverinë e re. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori