LAJMI I FUNDIT:

Ndodh edhe kjo: Rikthehet plazhi që ishte zhdukur 30 vite më parë (Foto/Video)

Ndodh edhe kjo: Rikthehet plazhi që ishte zhdukur 30 vite më parë (Foto/Video)

Një plazh që 30 vite më parë ishte zhdukur kur një stuhi e fortë rëre mori me vete sasinë e madhe të rërës nga ishulli i Akilit pranë bregut perëndimor të Iralndës, papritmas është shfaqur sërish, pasi një valë e fortë nga Oqeani Atlantik derdhi mijëra tonë rërë në bregun shkëmbor.

Plazhi 300 metra i gjatë në afërsi të fshatit të vogël Duag në ishullin e Akilit, ishte zhdukur në vitin 1984 kur një stuhi e fortë i mori gjithë rërën, duke e lënë një breg shkëmbor, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, pas valëve të mëdha pranverore që ndodhën gjatë muajit të kaluar, banorët e ishullit kanë konstatuar se erërat e Oqeanit Atlantik ua kanë rikthyer sërish rërën.

Sean Molloy nga zyra e turizmit të ishullit ka deklaruar për “Irish Times”, se ky fakt është shumë i rëndësishëm, duke rikujtuar se ky plazh dikur kishte katër hotele dhe një numër të madh të shtëpive në pjesën perëndimore të bregut të ishullit, në të cilin edhe sot jetojnë rreth 2.600 banorë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“E rrëmbeu” vetura autonome, në vend se ta dërgojë në aeroport – burrit nga Phoenix i dhuroi dhjetëra xhiro nëpër parking

“E rrëmbeu” vetura autonome, në vend se ta dërgojë në aeroport – burrit nga Phoenix i dhuroi dhjetëra xhiro nëpër parking

Interesante
Baba Vanga dhe Nostradamus të dy bënë të njëjtin parashikim të frikshëm për vitin 2025

Baba Vanga dhe Nostradamus të dy bënë të njëjtin parashikim të frikshëm për vitin 2025

Interesante

"A jam në ëndërr", pasagjeri tronditet kur i sheh skifterët në bordin e aeroplanit me të cilin po udhëtonte

Interesante
Ky ishull i largët pa banorë po punëson një roje për 31 mijë dollarë në vit

Ky ishull i largët pa banorë po punëson një roje për 31 mijë dollarë në vit

Interesante
Fshati italian që ia ndalon banorëve të sëmuren

Fshati italian që ia ndalon banorëve të sëmuren

Interesante
I etur për t’u dukur bukur, gazetarit amerikan i shihet kapësja e rrobave në xhaketë derisa po raportonte për zjarrin në Kaliforni

I etur për t’u dukur bukur, gazetarit amerikan i shihet kapësja e rrobave në xhaketë derisa po raportonte për zjarrin në Kaliforni

Fun
Kalo në kategori