LAJMI I FUNDIT:

Ndahet nga jeta profesori i muzikës, Xhevdet Bakraqi (Foto)

Ndahet nga jeta profesori i muzikës, Xhevdet Bakraqi (Foto)

Mbrëmë në Shtetet e Bashkuara te Amerikës (SHBA), është ndarë nga jeta artisti, profesori dhe akademiku i muzikës, Xhevdet Bakraqi.

Ai ka qenë njëri prej themeluesve të Shoqërisë Kulturoro Artistike (SHKA) “Vëllezërit Bakraqi”,  udhëheqës shumëvjeçar i SHKA “Ramiz Sadiku” në Pejë, si dhe ka qenë pjesë e pandashme kontributeve për SHKA “Sofra Pejane”.

“Me vdekjen e Xhevdet Bakraqit, vdiq edhe një copëz e Pejës”, është shkruar në mes tjerash në faqen e Facebook-ut të SHKA ‘Sofra Pejane’.


Për vdekjen e Bakraqit ka reaguar edhe miku shumëvjeçar i tij, këngëtari i mirënjohur, Ramadan Krasniqi  – Dani, i cili ka thënë në profilin e tij në Facebook, se “iku edhe një kolos i pazëvendësueshëm i muzikës pejane”.

Profesorin Bakraqi e ka kujtuar me dhembje edhe ish-nxënësi i tij, klarinetisti i njohur nga Peja, Sead Muqa – Sei.

Xhevdet Bakraqi, ka shërbyer si drejtor i Shkollës së Muzikës në Pejë dhe si udhëheqës i SHKA-ve të ndryshme të qytetit në vitet e okupimit, duke qëndruar i palëkundur në organizimin e sistemit paralel arsimor.

Në një nga intervistat e tij të fundit, dhënë për emisionin “Top Folk” të gazetarit Fitim Behluli, i ndjeri Xhevdet Bakraqi suksesin dhe arritjen e tij ia kishte dedikuar babait, familjes e veçanërisht qytetit të Pejës. “Peja ka zemër të madhe, Peja ka dhënë muzikë të madhe, ne veç e kemi trasuar atë”, ishte shprehur ai.

Orkestrina ‘Vëllëzërit Bakraqi’ Foto-kujtim, Shibenik-Dalmaci, vitet ’70-të (nga e majta)-Gjelal Bakraqi, Haki Trakaniqi, Nagip Gjikolli, Ramadan Krasniqi-Dani, Xhevdet Bakraqi, Zija Dresha, Muharem Berisha dhe Nexhmedin Bakraqi

Ndryshe, Bakraqi akademinë muzikore e kishte kryer në Sarajevë dhe ishte ndër kuadrot e njohura të Pejës dhe Kosovës në vitet 80-të.

Ceremonia lamtumirëse për të ndjerin Xhevdet Bakraqi pritet të zhvillohet në SHBA ku edhe ka jetuar në vitet e fundit të jetës.

Vëllai i Xhevdetit, Xhelal Bakraqi, është njëri nga tenorët më të njohur shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Suedi tash e disa vite./Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Qyteti më i vjetër në botë!

Qyteti më i vjetër në botë!

Kulture
Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Kulture
Disa shënime mbi traditën moderne greke

Disa shënime mbi traditën moderne greke

Fjala+
DUKE FOLUR ME NJË MJELLMË

DUKE FOLUR ME NJË MJELLMË

Fjala+
Politika dhe gjuha angleze

Politika dhe gjuha angleze

Analiza
MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
Kalo në kategori