Tashmë në Tiranë është hapur edhe dyqani i parë i rrjetit ekskluziv të dyqaneve të këpucëve, Gentli Shoes.
Dyqani i ri, i pari për brendin e këpucëve Gentli Shoes në Shqipëri është hapur në qendrën e madhe tregtare “Toptani”, në qendër të Tiranës.
Në një hapësirë moderne, Gentli Shoes gjendet në një mjedis atraktiv të “Toptanit” (kati i tretë), ku mund të gjenden modelet më të reja të këpucëve, me konceptin e njëjtë që karakterizon brendin e rrjetit të dyqaneve të këpucëve.
Hapja e kësaj përfaqësie është pritur mirë nga vizitorët në “Toptani” pasi që ishte edhe kërkesë e madhe vizitorëve nga Shqipëria të cilët kanë shijuar kënaqësinë e blerjes së këpucëve në rrjetin e Gentli Shoes në Kosovë.
Pikërisht të njëjtën kënaqësi të blerjes mund ta shijojnë të gjithë në Tiranë, pasi që Gentli si distributor i autorizuar i shumë brendeve të njohura botërore të këpucëve i sjellë të njëjtat edhe në kryeqytetin shqiptar, ashtu sikurse edhe modelet e reja, njëjtë si në dyqanet në Kosovë, pa asnjë dallim – për të gjitha grupmoshat.
Në një prononcim për Telegrafin, drejtori menaxhues, Genc Domi, konfirmon se hapja e dyqanit në Tiranë në qendrën e re tregtare, “Toptani”, është rezultat i punës shumëvjeçare dhe përpjekjeve për të bërë zgjerimin rajonal të Gentli Shoes.
“Hapja e dyqanit në Tiranë është në kuadër të planit tonë të zgjërimit rajonal. Tregun e Shqipërisë në veçanti ka kohë që e kemi vëzhguar nga afër. Pas kërkesave të shumta të klientëve tanë nga Shqipëria ne bëmë një hulumtim të tregut nga i cili rezulton që oferta jonë përkon me kërkesat e tregut të Shqipërisë dhe konsiderojmë që tani janë pjekur kushtet të fillojmë veprimtarinë tonë atje. Vendimi jonë është poashtu në sinkron me trendin e përafrimt të dy tregjeve që është evident sidomos vitet e fundit – është kënaqësi e veçantë të jeshë pjesë e këtij procesi. Rrjedhimisht, jemi të bindur se ky vendim është i duhuri.”, theksoi Genc Domi, drejtori menaxhues i Gentli Shoes.
Vlen të përmendet se Gentli Shoes është distributor ekskluziv për rajon i brendeve me renome botërore, Clarks, Vagabond, Ciciban, Steve Madden, Imac, Fly London, Moleca, Vizzano, Kendall + Kylie, etj.
Gentli Shoes është brend i këpucëve që filloi veprimtarinë në vitin 1991 dhe ka pesë dyqane në pikat kryesore tregtare të Prishtinës, me synim zgjerimin rajonal, ku dashuria për këpucën vërehet qysh në momentet e para të qëndrimit në këto dyqane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
India me Golden Eagle!
Ekonomia rurale, me potencial për investim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'