LAJMI I FUNDIT:

Kenianët dominojnë në Maratonën e Shkupit

Kenianët dominojnë në Maratonën e Shkupit

Atleti nga Kenia, Kiproti Kirui, për të dytin vit me radhë është më i shpejti në Maratonën e Shkupit. Ai sot fitoi me kohë prej 2 orë 12 minuta e 59 sekonda dhe ka qenë larg nga konkurrentët për vendin e parë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bashkëkombasi i Kirui, Edvin Kipruti Kirva garën e përfundoi në vendin e dytë me kohë prej 2 orë 16 minuta dhe 15 sekonda, ndërsa dominimin e kenianëve e konfirmoi Samuel Kimutai Kiptum, i cili shtegun e kaloi për 2 orë 16 minuta dhe 32 sekonda.


Nga qytetarët e Maqedonisë më mirë është plasuar Aleksandar Kiraxhijev, i cili njëherit është dhe fitues i kampionatit nacional në maratonë. Ai në plasmanin e përgjithshëm ishte i gjashti me kohë 02:41:38.

Edhe në konkurrencën e grave në podiumin fitues u ngjitën tre garuese nga Kenia. Vendin e parë e fitoi Stela Barsosio, në vendin e dytë u ndal Salina Xhaber, ndërsa e treta ishte Gladis Bivot./Telegrafi/