Është shumë e rëndësishme që debati mbi qytetet dhe për të drejtat tona mbi qytetin të decentralizohet, duke mos u mbajtur vetëm në Tiranë dhe Prishtinë. Kështu tha sot arkitektja, njëherësh planifikuesja urbane dhe artistja Eliza Hoxha, në forumin e pestë të ciklit “E Drejta mbi Qytetin”, të organizuar nga GO2 në qytetin e Shkodrës.
Përmes temës së zgjedhur “Gratë dhe Qyteti”, Hoxha e njohu audiencën me fillimet e përpjekjeve të tilla në qytetin e saj – Prishtinë – që sikurse tha, kanë qenë të vështira edhe për shkak se arkitektura konsiderohej profesion mashkullor, derisa planifikimi urban është një qasje ende e panjohur. Pronësorja e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës shpalosi 12 pikat e Kartës Europiane të së Drejtës së Grave mbi Qytetin, një dokument i vitit 1994, që u njeh grave po aq të drejta sa edhe burrave në qytet, por që fatkeqësisht mbeten në letër.
E ftuar nga Organizata për Planifikim të Qëndrueshëm Urban GO2 për të përfaqësuar Prishtinën në forumin “E Drejta mbi Qytetin”, Eliza Hoxha rrëfeu edhe arsyet e largimit të saj nga arkitektura, e që sipas saj, lidhen me mosgjetjen e vetes në këtë fushë, por edhe me një lloj diskriminimi real që kryhet ndaj femrave që merren me arkitekturën.
“Që nga paga më e ulët se e meshkujve e deri te seksizmi – të gjitha ofendimet i kam provuar në kurriz dhe prandaj tani merrem me qasjet komunitare në procesin e planifikimit, që ndryshe njihet si planifikim me pjesëmarrje”, tha ajo.
“Por unë nuk jam dorëzuar”, tha Hoxha teksa theksoi nevojën që gratë të mos jenë vetëm statistikë konform 30% që kërkon ligji për qeverisjen vendore dhe administratën publike në Kosovë, por të bëhen pjesëmarrëse aktive në të gjitha nivelet e organizimit të jetës, duke filluar që nga qyteti ku kalon jeta e përditshme e secilit individ e deri te vendimmarrja lokale apo kombëtare.
Hoxha u ndal te libri me kolumne “Qyteti dhe Dashuria”, duke theksuar se ka dashur që përmes shkrimeve të ngrejë zërin për kontrastin e madh që ekziston në Prishtinë – sidomos pas luftës – mes jetës së gjallë dhe shumëngjyrëshe të njerëzve dhe politikave zhvillimore të qytetit.
Sipas planifikueses urbane Eliza Hoxha, kjo vjen për shkak se njerëzit, e sidomos gratë që janë gjysma e shoqërisë, nuk janë të përfshirë në hartimin e këtyre politikave.
“Të gjithë ata që vijnë në Prishtinë e pëlqejnë qytetin për gjallërinë njerëzore, por kjo gjallëri nuk pasqyrohet e as nuk lidhet me shtresëzimet fizike të qytetit. Prishtina po rritet nën hijen e vet, sepse shumë lagje nuk kanë dritë më”, pranoi me keqardhje artistja e njohur, duke denoncuar përvojën e mbrapshtë të pushtetit vendor për hartimin e planeve të ndryshme nga zyrat, pa dalë në terren.
“Në shumicën e rasteve, kompanitë e kontraktuara nga komunat as që lodhen për të analizuar grupet e komuniteteve që jetojnë në një hapësirë apo lagje të caktuar, e jo më të idenfitikojnë nevojat e tyre. Ata I bëjnë planet nga zyrat dhe komunitetin e thërrasin në fund, ku plani ka mbaruar dhe kur ndikimi apo kontributi i njerëzve në këta plane mbetet shumë i vogël. Ka raste kur njerëzit as nuk i kuptojnë hartat dhe planet që dalin prej këtyre zyrave”, shtoi arkitektja dhe planifikuesja urbane Eliza Hoxha.
Ajo shtoi se në Kosovë, komunat asnjëherë nuk kanë qenë të afta ta orientojnë zhvillimin e qyteteve, por vetëm i janë bindur kërkesave të grupeve të caktuara të biznesit.
Forumet “E Drejta mbi Qytetin” (Right to the City) po organizohen që prej 5 javësh në Shkodër nga organizata GO2, me qëllim paraqitjen e dinamikës së qyteteve përmes politikave dhe instrumenteve të planifikimit të integruar me pjesëmarrje për menaxhimin e rritjes urbane dhe zhvillimit ekonomik./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?