LAJMI I FUNDIT:

Bjellorusia kryen ekzekutimin e parë për këtë vit

Bjellorusia kryen ekzekutimin e parë për këtë vit

Në Bjellorusi është ekzekutuar personi i parë në këtë vit. Syarhey Vostrykau, i cili u gjet fajtor për përdhunim dhe vrasje, me gjasë është ekzekutuar muajin e kaluar, ka thënë qendra për të drejtat e njeriut në Bjellorus, Vyasna, në një raport të publikuar.

“Përfaqësuesit e grupit të Aktivistët për të Drejtat e Njeriut dhe kundër dënimit me vdekje në Bjellorusi, kanë mësuar se Siahey Vostrykau është dënuar me vdekje. Nëna e tij ka pranuar një raport të rëndësishëm nga Gjykata rajonale e Homel”, ka thënë qendra Vyasna.

Gjykatësit në gjykatën rajonale të qytetit Homel, e kishin shpallur fajtor Vostrykau në maj të vitit të kaluar, për rrëmbim, përdhunim dhe vrasjen e dy grave më 2014 dhe 2015.


Bjellorusia është vendi i vetëm në Ervopë që ende zbaton dënimin me vdekje. Ekzekutimet kryehen nga skuadrat e pushkatimit.

“Vazhdimi i zbatimit të dënimit me vdekje bie ndesh me gadishmërinë e Bjellorusisë për t’u angazhuar me bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë edhe BE-në”, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq.

“BE i bën thirrje Bjellorusisë, vendit të vetëm në Evropë që ende aplikon ndëshkimin kapital, që të ndalë ndënimet e mbetura me vdekje dhe të vendos një moratorium mbi dënimin me vdekje si hap të parë drejt heqjes së këtij vendimi”, ka thënë Kocijancic.

Vitin e kaluar, Bjellorusia ka ekzekutuar 4 persona.

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori