Në tri vitet e ardhshme duhet të identifikohen dhjetëra mijëra viktima të eksperimenteve naziste. Njerëzit të cilët deri tash ishin veç numra me diagnoza, më në fund do të kenë një varrim dinjitoz.
Në arkivat e Institutit Max Planck në Munih, ende ka mostra të trurit të një numri të madh njerëzish. Në disa raste fjala është për trurin e plotë e në disa raste veç copëza në formalinë.
Shumë prej tyre i përkisnin viktimave të regjimit nazist, që u viktimizuan veç pse ishin të sëmurë apo të prapambetur mendërisht. Sipas ideologjisë së Hitlerit, ata konsiderohen ‘lebensunwert’, pra të padenjë për të jetuar. Ndaj, u bënë pjesë e projektit të spastrimit racor të nisur nga lideri nazist.
Në burokracinë e atëhershme gjermane, vrasja e rreth 300 mijë njerëzve ishte përfshirë në ‘eutanazinë e programit T4’. ‘Lebensunwert-ët’ u vranë dhe truri i tyre ka përfunduar në laboratorë, ku janë bërë kërkimet për çrregullimet neurologjike.
Nëse mjekët nazistë sëmundjen e dikujt e cilësonin si “interesante”, ata mund të kërkonin trurin e tij apo të merrnin copëza të trurit edhe kur ishin gjallë.
Duke pasë parasysh ngjarjet e luftës, kohë për kërkime nuk kishte dhe mostrat janë ruajtur nëpër laboratorë në formalinë, transmeton Telegrafi.
Disa megjithatë u bënë pjesë e kërkimeve të mjekëve dhe shkencëtarëve të udhëhequr nga famëkeqi Joseph Mengele. Shumë nga “zbulimet” e tij janë përfshirë në tekstet e mjekësisë anembanë botës, e në bazë të mostrave të ruajtura janë publikuar shumë punime, por rrallëkush ka cekur origjinën e mostrave mbi bazën e të cilave u bënë studimet.
Fati i personave të sëmurë dhe me të meta mendore ishte përcaktuar që në fillim të sundimit nazist, kur ligji përcaktoi sterilizimin e tyre. Po ashtu u soll vendimi që gratë shtatzëna, te të cilat vërtetohet se fëmija po rritet jo si duhet, do të detyrohen në abort që të lindin vetëm “arianët e duhur e të pastër”!
Një ekip i shkencëtarëve nga Gjermania, Austria, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, po shqyrtojnë këto mostra për të përcaktuar përfundimisht emrat dhe mbiemrat e viktimave që deri më tani kanë qenë veç numra te të cilat qëndronte diagnoza.
Identiteti i viktimave duhet të përcaktohet në tri vitet e ardhshme. Kjo do të jetë një punë e madhe, por me synimin që këto viktima të kenë një varrim të denjë.
Diçka e ngjashme është bërë në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, kur 100 mijë mostrat e indeve njerëzore u varrosën në një varr të përbashkët në Munih. Fjala ishte për pjesët e trupit të viktimave të eutanazisë, të viktimave të eksperimenteve mjekësore, të të burgosurve të kampeve, punëtorëve të detyruar dhe kundërshtarëve të regjimit nazist. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Udhëheqësit e Hamasit u larguan nga Katari, por zyrën nuk e mbyllën në Doha
Ministri gjerman i Mbrojtjes thotë se dëmtimi i kabllove nënujore ishte “sabotim”
Zelensky kërkon nga aleatët “presion më të madh mbi Putinin” – në ditën e 1000-të të luftës së vendit të tij me Rusinë
Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi
FSB-ja publikon pamjet kur vetura e kapitenit rus hidhet në erë në Krime, ishte pjesë e flotës së Detit të Zi që kreu sulme mbi ukrainasit
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Vrau 77 persona më 2011, norvegjezi Anders Breivik kërkon të lirohet me kusht nga burgu
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026
Ministri gjerman i Mbrojtjes thotë se dëmtimi i kabllove nënujore ishte “sabotim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian