Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një deklaratë për shtyp të mbajtur pasditen e së premtes ka lënë të kuptohet se zgjedhjet lokale të dielën në Kavajë mund të mos mbahen.
“I kam sugjeruar kandidatit tonë në Kavajë të terhiqet nga gara të dielën”, ka thënë Rama. Kjo lëvizje e Ramës vjen pasi, sipas tij, PD ka përgatitur një plan konkret për të shkaktuar trazira të dielën në Kavajë.
“Ka një plan për destabilizim të këtij vendi, që çadra është ngritur për ta vënë në jetë. Këto janë fakt, por që Shqipëria nuk do të destabilizohet nga ky plan që me vendosmëri do ta çojmë deri në dështimin e plotë”, ka shtuar kryeministri.
Ai është shprehur se provokimit antikushtetues “të të tmerruarve nga drejtësia”, qeveria nuk do t’i përgjigjet “flakë për flakë”.
“Kavaja nuk do të bëhet shesh i një përsheshi të neveritshëm që po e gatuan PD-ja e që do të dështojë me turp”, është shprehur Rama.
Nga ana tjetër, kreu i Qeverisë ka deklaruar se 18 qershori është një datë e panegociueshme. “18 qershori është përcaktuar sipas kushtetutës dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë negociate mes partive, sepse partitë duhet t’i garantojnë e jo ndërmjetësojnë të drejtat e popullit sovran”, ka deklaruar Rama.
Ai ka theksuar se nëse PD vendos t’i shkojë deri në fund një strategjie politike vetëvrasëse, si kryeministër nuk mund të lë asnjë gur pa luajtur për t’u mundësuar atyre që duan ende të votojnë PD të votojnë.
“Zgjedhjet do të bëhen më 18 qershor dhe më 8 maj unë nuk jam më në dispozicion të Bashës për bisedime, nëse ata nuk bien dakord për marrëveshjen për të modifikuar Kodin Zgjedhor dhe për të votuar Vettingun”, ka thënë Rama. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos