Me rastin e 19 vjetorit të rënies së Heroit të Kombit, Ilir Konushevci “Mërgimi”, sot në Prishtinë u shfaq premiera e dokumentarit “Buka e UÇK-së” – Historia e Grupit të Logjistikës “Mërgimi”, i autorit Vangjel Kule.
Bashkëluftëtarët e Grupit “Mërgimi”, vlerësuan lart luftën e këtij grupi për liri, të cilët patën për mision furnizimin me armë dhe municion nga Shqipëria për ushtarët e ushtrisë çlirimtare në Kosovë.
Ish-komandanti i logjistikës “Mërgimi”, Gani Nuha me këtë rast tha se ky dokumentar është për të dëshmuar se kush ishte Ilir Konushevci dhe grupi “Mërgimi”, dhe po ashtu për ta dëshmuar sinqeritetin dhe atdhetarizmit e këtyre luftëtarëve.
“Ky dokumentar nuk u bë për ‘Grupin Mërgimi’, por duke i dëgjuar dhe duke i parë se UÇK-ja, se luftëtarë e lirisë gjithë andej po fyheshin me fjalët e këqija, për këtë theksuam se po e bëjmë një dokumentar dhe ta dëshmojmë kush ishte Ilir Konushevci, ta dëshmojmë se kush ishte ‘Grupi Mërgimi’, ta dëshmojmë se çfarë sinqeriteti kishte grupi ynë dhe çfarë pune bëri. Çdo gjë që është në këtë dokumentar është e përfshirë në dokumentet tona me emër dhe mbi emër. Gjithë ai armatim që dhe municion që është sjell në Kosovë është I shënuar. Të gjitha ato bukë që i kanë hëngër ushtarët e UÇK-së janë të shënuara për sa lekë janë blerë në Shqipëri. E falënderoj edhe nënën Shqipëri që na përkrahu, na strehoi, na dha bukë dhe na dha kripë e para për të çliruar Kosovën”, theksoi Nuha.
Një fjalë rasti për grupin që solli armatim për UÇK-në ka mbajtur edhe njëri nga bashkëluftëtarët e ngushtë të heroit Ilir Konushevci dhe ish komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.
Ai tha se këta djem që po kujtohen sot kanë bërë angazhime për ardhjen e lirisë së Kosovës. Sipas tij, rrugëtimi i shqiptarëve për liri është i gjatë, dhe djemtë e UÇK-së janë brezi i fundit për liri, edhe pse Haradinaj tha se liria e Kosovës ende nuk është e plotë.
Sipas tij ata që e rrezikuan lirinë, ende po vazhdojnë me qenë rrezik për Kosovën.
“Mos të harrojmë se rrugëtimi i shqiptarëve për liri është i gjatë, ne jemi vetëm brezi i fundit që kryejmë obligimin për liri. Andaj, janë breza e breza që kanë rrugëtuar, janë flijuar për liri. Liria që e gëzojmë sot nuk është e plotë dhe kanë mbetur edhe shumë punë me u bërë ende. Po ashtu mos të harrojmë se ata që na rrezikuan lirinë gjithnjë vazhdojnë me qenë ende rrezik për ne”, theksoi Haradinaj.
Me një fjalë rasti për grupin “Mërgimi” u paraqit edhe Gafurr Elshani, i cili me këtë rast vlerësoi rëndësinë e logjistikës së këtij grupi.
“Mërgimi” si grup i koordinuar kishte për qëllim grumbullimin dhe furnizimin me armatim për pjesëtarët e UÇK-së, ku financimi i këtij armatimi ishte bërë kryesisht nga diaspora.
Ai tregoi se personazhet e këtij dokumentari i kishte njohur personalisht shumë kohë para se të fillonte lufta në Kosovë, si bashkëveprimtar në tubime dhe demonstrata.
“Nuk do të flas për vlerat artistike, teknike të këtij dokumentari, por do të flas për ngjarjen dhe personazhet që janë objekt trajtimi në të. Pjesën më të madhe të personazheve të këtij dokumentari unë i kam njohur personalisht shumë kohë para se të fillonte lufta në Kosovë si bashkëveprimtar në tubime dhe demonstrata të Lëvizjes Popullore të Kosovës të organizuara nga të gjitha vendet e Evropës, sepse të gjithë këta ishin anëtarë të kësaj organizate, të angazhuar njëkohësisht edhe në kuadër të grupeve artistike siç ka qenë Grupi ‘Këndojmë për Kosovën’, pastaj në ‘Fondin Vendlindja Thërret’, duke filluar nga Ganiu, Demiri, Buqja, Fanoli, Luqja dhe Nustretja”, theksoi Elshani.
Ndërsa, vëllai i Ilir Konushevcit, Arton Konushevci tha se ndihet mirë si familje për këtë dokumentar në të cilin është edhe Iliri, por theksoi se ndihen keq si familjarë që nuk është zbardhur ende vrasja e Ilirit në Shqipëri.
Ai fajësoi institucionet e Kosovës për nuk e kanë zbardhur tash e 19 vjet rrethanat e vrasjes së vëllait të tyre.
“Ne si familje ndihemi mirë kur një dokumentar si ky përmendet Iliri, por ne vazhdojmë të ndihemi keq që edhe 19 vjet pas rastit të vrasjes së Ilirit, sepse nuk kemi as një informacion për atë se çfarë ka ndodhur me(rrethanat) saktësisht. Merreni me mend në akademinë e vitit të kaluar kur kam përmendur se nuk kemi asnjë informacion, pas përfundimit të akademisë përkujtimore një nga zyrtarët e institucioneve, ministër, me tha që nuk është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës që të nisë diçka për të hetuar. Ia thash se nëse nuk është përgjegjësi e institucioneve e kujt mund të jetë? Ma tha se kjo i takon institucioneve të Shqipërisë. Kjo mu ka duk e pakuptueshme, edhe pse edhe një herë tjetër ma ka përsëritur. Por, sidoqoftë ne si familje vazhdojmë të fajësojmë direkt institucionet e Kosovës, sepse nuk kanë bërë deri më tash asgjë për këtë rast. Mendojmë që nuk mund të ketë rehati as p ër ne e as për ata derisa të zbardhet rasti i Ilirit”, theksoi vëllai i Ilirit, Artoni.
Kur pritej që përmes Ilirit në Kosovë të futeshin oficerë të lartë për në UÇK, kur në Kosovë zhvilloheshin ofensiva të ashpra dhe të cilat paralajmëronin një luftë frontale, atëherë kur pritej dhe kërkohej më së tepërmi sjellje e armatimit, derisa ishte duke kryer si çdo herë detyrën e tij me përkushtimin më të madh, u vra në mëngjesin e hershëm (rreth orës 2:00) të datës 9 maj 1998 atje ku më se paku pritej, në një pritë të organizuar së bashku me mjekun Hazir Mala, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, me një kamion të ngarkuar me armatim. Ndryshe, Vangjel Kule është regjisor i filmit dokumentar “Buka e UÇK-së”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje