LAJMI I FUNDIT:

Beqiri: Partitë serioze janë gjithmonë të gatshme për zgjedhje

Beqiri: Partitë serioze janë gjithmonë të gatshme për zgjedhje

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka thënë se jo të gjithë mund të ndahen të kënaqur nga një qeverisje.

Sipas tij, në ndërtimin, krijimin dhe këtij koalicioni nuk janë të gjithë të kënaqur.

“Të gjitha kërkesat e qytetarëve nuk mund të realizohen. E dimë fuqinë e opozitës dhe e din të gjithë. Me partnerët e koalicionit kemi kontakte”, ka thënë ai.


Ai gjithashtu tha se LDK nuk e përkrah asnjë mocion kundër qeverisë.

“Në kontratën që e kemi figuron pika shumë e qartë që ne nuk e përkrahim asnjë mocion që ka të bëj kundër Qeverisë. Sidoqoftë, është e drejtë e opozitës pasi ia garanton kushtetuta. Në seancë vendoset. Në udhëheqjen e Qeverisë Mustafa, jemi përballuar me procese të vështira politike. Përkundër kësaj, Kosova është në zhvillimin të madh në rajon. Kjo mund të mos i pëlqej opozitës, por ky është realiteti. Po ashtu të gjitha kërkesat e nevojat e qytetarëve s’kanë mundur të realizohen”, shtoi tutje Beqiri.

Beqiri po ashtu u shpreh se një parti serioze gjithmonë duhet të jetë e gatshme për zgjedhje të reja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Lajme
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Politikë
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?

Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?

Drejtësi
Kalo në kategori