LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Mocioni do të jetë i suksesshëm, do ta ndalim keqqeverisjen

Lekaj: Mocioni do të jetë i suksesshëm, do ta ndalim keqqeverisjen

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, në konferencën e organizuar për media nga opozita, pas dorëzimit të nënshkrimeve në Kuvendin e Kosovës për mocionin e mosbesimit, ka theksuar se jo më parë se dy ditë dhe jo më larg se pesë ditë duhet të thirret seancë e jashtëzakonshme.

Ai ka theksuar se është i bindur se ky mocion do të jetë i suksesshëm, dhe “kjo Qeveri do ta marrë votën kundër për të gjitha lajmet e këqija që e meritojnë”.

“Kanë qenë tri vite të vështira për qytetarët e Kosovës, për opozitën, sepse jemi ballafaquar me të gjitha ato procese që dihen tashmë. Ky hap i sotëm, është një hap demokratik që i shërben vendit për të mirë, që i shërben Kosovës për ta ndërruar keqqeverisjen”, ka shtuar Lekaj.


Deputetja e “Nisma për Kosovën”, Valdete Bajrami, ka theksuar se sot kanë bërë procedimin për mocionin e nisur disa ditë më parë.

Ajo ka thënë se i kanë 42 nënshkrime, duke shtuar se falënderojmë të gjithë deputetët të cilët kanë përkrah këtë mocionin.

“Në momentin që të thirret seanca ftoj dhe deputetët tjerë që të votojnë këtë mocion”, ka shtuar Bajrami.

Ndërsa, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Aida Derguti, ka thënë se kohët e fundit janë rritur zërat kritik nga ana e shumicës parlamentare.

Ajo ka thënë se kanë marrë hapin e parë për arritjen e mocionit, dhe hapi i dytë sipas saj, është votimi i këtij mocioni pa dallim nëse dikush është pozitë apo opozitë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Kalo në kategori