Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në Kosovë, Ekatarina Trendafilova, në një konferencë për medie ka shpalosur detaje rreth procedurave për mbrojtjen e dëshmitarëve për krimet e supozuara që janë kryer nga UÇK-ja. Ajo nuk ka lakuar ndonjë emër si të akuzuar të mundshëm nga Specialja
Gjykata Speciale do të jetë e gatshme për ndjekje penale edhe zyrtarisht në muajin qershor. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, dje në konferencën e saj të parë për shtyp.
Sipas saj, nëse të gjitha procedurat tjera shkojnë si duhet, atëherë qershori pritet të jetë muaji kur Dhomat e Specializuara do të mundë të pranojnë dorëzimin e parashtrimeve dhe të kryejnë procedura penale.
Trendafilova bëri të ditur se tashmë ajo është në procesin e thirrjes së seancës së dytë plenare të gjykatësve. Sipas saj, pritet që duke punuar në mënyrë të përshpejtuar nga fundi i majit 2017 të miratohen korrigjimet e nevojshme të këtyre rregullave e më pas Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese do t’i shqyrtojë sërish këto rregulla, shkruan “Zëri”.
Rregullorja e Procedurës dhe e Provave do të hyjë në fuqi shtatë ditë pasi të jetë vendosur se është në përputhshmëri me Kushtetutën. Nga ai moment Dhomat e Specializuara do të mundë të pranojnë dorëzimin e parashtrimeve dhe të kryejnë procedura penale.
Ende herët të flitet për emra konkretë
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në Kosovë, Ekatarina Trendafilova, në një konferencë për medie ka shpalosur detaje rreth procedurave për mbrojtjen e dëshmitarëve për krimet e kryera të UÇK-së. Ajo ka bërë me dije se do të ketë bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për ndryshimet ligjore të mundshme. Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në Kosovë ka potencuar se këto procedura do të aplikohen me ligjet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare.
Ajo foli për bashkëpunimin me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës që të ketë ujdi për ndryshimet ligjore të mundshme. Lidhur me emra konkretë, ajo theksoi se “në këtë moment nuk kam se ç’të them”. Ajo shpaloi vizionin dhe përparësitë e veta në lidhje me themelimin e Dhomave të Specializuara, rezultatet e arritura, si dhe afatet në të ardhmen.
“Në të gjithë përpjekjet e mia të deritanishme kam qenë fuqimisht e motivuar që institucioni ynë t’u përmbahet standardeve më të larta në fushën ligjore, që t’i ngulisim praktikat më të mira, të marrim vendime gjyqësore sa më cilësore dhe t’i kryejmë detyrat tona me profesionalizëm dhe ndershmëri maksimale”, deklaroi kryetarja Trendafilova. Ajo shprehu kënaqësinë me përparimin e deritanishëm të Dhomave të Specializuara, arritur brenda afateve ambicioze dhe pa vonesa.
Pas një procesi aktiv dhe rigoroz të përzgjedhjes, që çoi në emërimin e gjykatësve ndërkombëtarë në regjistër, këta gjykatës miratuan dokumente kyç, të nevojshme për kryerjen e procedurave në Dhomat e Specializuara: Rregullorja e Procedurës dhe e Provave (që rregullon kryerjen e procedurave penale në të gjitha nivelet e Dhomave të Specializuara), Rregullorja për Caktimin e Gjykatësve (ku përcaktohen kriteret mbi bazën e të cilave kryetarja cakton gjykatësit e regjistrit në procedura konkrete) dhe Kodi i Etikës Gjyqësore (që përcakton standardet profesionale në fuqi për gjykatësit).
Së shpejti seanca e dytë
Trendafilova theksoi një sërë konceptesh që janë risi në dokumentet e miratuara. “Me miratimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave në më pak se dy muaj pas emërimit të tyre gjykatësit kanë treguar profesionalizëm dhe dijeni të shkëlqyera dhe përkushtim të pandalshëm për të mundësuar procedura efikase dhe të drejta para Dhomave të Specializuara”, deklaroi kryetarja Trendafilova.
Lidhur me vendimin e shqiptuar nga Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, më 26 prill 2017, e cila konstatoi se për 9 nga 208 rregulla të Rregullores së Procedurës dhe të Provave nevojitet shqyrtim i mëtejshëm nga gjykatësit e Plenares, ajo u shpreh: “Shqyrtimi dhe përfundimet e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në asnjë mënyrë nuk zbehin cilësinë e punës së kryer nga Plenarja. Nuk është e pazakontë që dokumentet legjislative t’i nënshtrohen një analize të hollësishme dhe në këtë mënyrë përmirësohet cilësia e tyre. Kjo është një provë dhe garanci më shumë se procedurat para Dhomave të Specializuara të Kosovës do të kryhen në mënyrë profesionale, të pavarur dhe të paanshme”. Gjithashtu ajo foli në lidhje me nëntë rregullat e përmendura më lart dhe shpjegoi në hollësi pikat e diskutueshme.
Në lidhje me hapat vijues kryetarja Trendafilova bëri të ditur se tashmë ajo është në procesin e thirrjes së seancës së dytë plenare të gjykatësve. Pritet që duke punuar në mënyrë të përshpejtuar nga fundi i majit 2017 të miratohen korrigjimet e nevojshme të këtyre rregullave. Më pas Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese do t’i shqyrtojë sërish këto rregulla. Rregullorja e Procedurës dhe e Provave do të hyjë në fuqi shtatë ditë pasi të jetë vendosur se është në përputhshmëri me Kushtetutën. Nga ai moment Dhomat e Specializuara do të mundë të pranojnë dorëzimin e parashtrimeve dhe të kryejnë procedura penale.
Gjithashtu Trendafilova nënvizoi rëndësinë e raportimit profesional dhe të saktë prej medieve dhe nevojën e dhënies së rregullt dhe transparente të informacionit prej Dhomave të Specializuara të Kosovës. “E konsideroj nder që mu besua udhëheqja e këtij misioni për të mundësuar që Dhomat e Specializuara të bëjnë drejtësi në mënyrë efikase, të shpejtë, ekonomike, të pavarur nga çdo ndërhyrje dhe duke mbrojtur e garantuar sigurinë e dëshmitarëve dhe të drejtat themelore të të akuzuarve”, ka përfunduar ajo. /Zëri/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!