LAJMI I FUNDIT:

Anjeza Shahini, komentatore e “Eurovisionit” në BBC4 në Londër (Foto/Video)

Anjeza Shahini, komentatore e “Eurovisionit” në BBC4 në Londër (Foto/Video)

Këngëtarja Anjeza Shahini do t’i përjetojë edhe njëherë emocionet e festivalit të madh të “Eurovisionit”.

Kësaj radhe jo si këngëtare, por si komentatore në një nga stacionet më të famshme televizive në Angli.

Përmes një fotografie të publikuar së fundmi nga këngëtarja në rrjetin social Instagram, bën të ditur se do të komentojë natën e parë gjysmëfinale të “Eurovision 2017″ në kanalin e katërt të BBC, transmeton Telegrafi.

"Botë" e Linda Halimit, kënga më e padiskutuar ndonjëherë në historinë e Shqipërisë në "Eurovision" (Video)
Lexo po ashtu "Botë" e Linda Halimit, kënga më e padiskutuar ndonjëherë në historinë e Shqipërisë në "Eurovision" (Video)

Ajo ka takuar këngëtaren Lucie Jones, e cila prezanton këtë vit Mbretërinë e Bashkuar në “Eurovision”, me këngën “Never Give Up On You”.

“Një kënaqësi e veçantë të takosh Lucie Jones, e cila prezanton Mbretërinë e Bashkuar këtë vit në Eurovison. I uroj asaj gjitha të mirat dhe shpresoj ta shijojë këtë eksperiencë. Na ndiqni në takimin tonë më 09/05/2017”, shkruan Anjeza Shahini në një fotografi të publikuar ku shfaqet pranë këngëtares angleze në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BTovTuKD1_o

Ndërkohë vetëm pak minuta më vonë, ajo ka publikuar edhe një fotografi tjetër, ku kësaj radhe shfaqet përkrah moderatorit të famshëm anglez Scott Mills, me të cilin do të komentojë edhe netët gjysmëfinale në kanalin BBC4.

“Mezi pres që me Scott Mills të kometojë live netët gjysmëfinale të “Eurovisionit”. Na ndiqni në takimin tonë më 09/05/2017″, shkruan Anjeza në fotografinë me Scott.

https://www.instagram.com/p/BTo45I5jfSr

Kujtojmë që këngëtarja Shahini ka qenë e para që ka përfaqësuar Shqipërinë në festivalin “Eurovision”, në vitin 2004, me këngën “The image of you” nga ku kishte arritur një sukses të kënaqshëm, duke u renditur në vendin e shtatë. /Telegrafi/