LAJMI I FUNDIT:

Kontesti për kryesimin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë drejt zgjidhjes gjyqësore

Kontesti për kryesimin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë drejt zgjidhjes gjyqësore

Sindikalistët që u përjashtuan nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë bëjnë të ditur se Gjykata e Lartë ka sjellë vendim për të pranuar ankesën e tyre, duke urdhëruar Gjykatën Administrative që të veprojë sipas propozimeve të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky vendim do të thotë se duhet që të zbatohet vendimi i Ministrisë për Punë dhe Politika Sociale që njeh Darko Dimovskin për kryetar ët Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Sindikalistët kërkojnë që Zhivko Mitrevski të tërhiqet, duke e akuzuar se gjatë kësaj periudhe, ai e ka dëmtuar shumë LSM-në.


AIM bën të ditur se këtë vendim e konteston Mitrevski, i cili thotë se është sjellë mbi bazë të dokumenteve jolegjitime dhe vulave të falsifikuara. Ai ka ndërmarrë hapa për të vërtetuar këtë që e thotë./Telegrafi/