LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj merr mbështetje nga homologu belg për anëtarësimin e Kosovës në organizata botërore

Hoxhaj merr mbështetje nga homologu belg për anëtarësimin e Kosovës në organizata botërore

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Didier Reynders, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel.

Ministri Hoxhaj ka falënderuar homologun belg për mbështetjen e madhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave, ku Belgjika ka luajtur rol të rëndësishëm ndërsa kanë diskutuar për koordinim të mëtutjeshëm për organizata të tjera ndërkombëtare në të cilat do të aplikojë Kosova.

Të dy homologët kanë diskutuar marrëdhëniet bilaterale në mes të Kosovës dhe Belgjikës, dhe zgjerimin e tyre në planin ekonomik dhe fusha të tjera me interes.

“Mbështetja e Belgjikës ka qenë shumë e rëndësishme për anëtarësimin në Organizatën Botërore të Doganave, për çka edhe shfrytëzova rastin ta falënderoj ministrin e Jashtëm belg personalisht. Dikutuam për koordinimin e bashkëpunimit në proceset e tjera të anëtarësimit të Kosovës në organizata. Po ashtu, biseduam për një numër marrëveshjesh të cilat do t’i nënshkruajmë në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik me Belgjikën”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj sot ka zhvilluar takime të shumta me deputetët e Parlamentit Evropian, ku edhe u formua Grupi i Miqësisë Kosovë – PE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Lajme
Vdekje e dyshimtë në Gjilan, policia nis hetimet

Vdekje e dyshimtë në Gjilan, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Kalo në kategori