LAJMI I FUNDIT:

Zogaj: Sondazhet e nxjerrin PDK-në të parën

Zogaj: Sondazhet e nxjerrin PDK-në të parën

Deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj ka thënë se nuk është përmendur ndonjë datë për zgjedhjet e parakohshme.

“Duhet që sa më shpejt të votohet demarkacioni dhe nëse nuk votohet demarkacioni nesër të shpallen zgjedhjet”, tha Zogaj në Info Magazine të Klan Kosovës.


Zogaj ka thënë se “liberalzimi i vizave ka qenë një barrë por megjithatë ka pasur lëvizje pozitive”.

“Demarkacioni ka penguar shumë procese që qytetarët e Kosovë të ndihen më të lirë. PDK bën anketa, bën sondazhe dhe e sheh veten se ku është dhe nga këto sondazhe të bëra, deri tash janë shumë shpresëdhënëse. Dhe PDK del në pozitë të parë nga këto sondazhe”, tha Zogaj. /Klan Kosova/