Deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk kanë shfaqur shumë interesim për nismën e Qeverisë, që gjatë kësaj jave të përmbyllet me votim ratifikimi i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Përderisa një grup prej 17 deputetësh të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka vënë kushte kryeministrit Isa Mustafa, i cili është njëherësh dhe kryetar i LDK-së, për votën pro demarkacionit, opozita vazhdon të jetë kundër.
Kurse disponim për votimin e kësaj marrëveshjeje, nuk kanë shpërfaqur shumë as deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se nuk është i njoftuar me kushtet e LDK-së, kurse procedimi i demarkacionit në Kuvend, mbetet çështje e Qeverisë.
“Është kompetencë e Qeverisë dhe Qeveria mund ta dorëzojë në rrugë të rregullt apo mund të bëj kërkesë për dorëzimin e kërkesës për demarkacion sipas procedurave të përshpejtuara. Por, në secilin variant votimi i Marrëveshjes së demarkacionit konsiderohet çështje e re dhe duhet t’i ndjekë procedurat e shqyrtimit dhe votimit të kërkesës nëpër komisione dhe në Kryesi të Kuvendit”, ka deklaruar Haliti.
Në anën tjetër, Aida Dërguti, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje tha se Kuvendi ka degraduar shumë.
Dërguti tha se këtë të martë, anëtarët e Kryesisë së Kuvendit ishin ftuar në mbledhje në orën 22:00, ndërkohë që sërish nuk ishte proceduar marrëveshja për demarkacionin, çka sipas saj, dëshmon për gjendjen në të cilën ka ardhur Kuvendi i Kosovës.
“Absolutisht nuk ka pas nevojë të thirret mbledhja e Kryesisë pas orës 22:00, do të thotë pak para mesnatës për të proceduar me pikat e rregullta për vazhdimin e një seance dhe mbajtja e një seance të re. Pra, ftesa në atë kohë do të nënkuptonte një mbledhje urgjente ose të jashtëzakonshme, në të cilën do të sillej demarkacioni”, ka thënë Dërguti.
Krahas nismës së Qeverisë për ratifikimin e demarkacionit, partia opozitare Nisma për Kosovën ka iniciuar një mocion për rrëzimin e Qeverisë aktuale.
Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami tha se votimi i mocionit mund të ndodhë deri në fundin e javës.
Ajo tha se joserioziteti i Qeverisë, tashmë është bartur edhe në Kuvend, çka po i bën institucionet jo funksionale, andaj, sipas saj, zgjedhjet mbeten opsioni më i mirë.
“Ne mendojmë që është momenti i fundit dhe sa më shpejt ta përfundojmë çështjen e mocionit tonë, ndoshta edhe deri në fund të javës ta kemi një seancë të jashtëzakonshme, pasi që kështu nuk mund të tolerojmë joseriozitet të gjithë kësaj strukture të koalicionit”, ka thënë Bajrami.
Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar procedimin në Kuvend, gjatë kësaj jave, të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Megjithatë, sfida kryesore për koalicionin mbetet sigurimi i 80 votave për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Sfida për sigurimin e votave, sipas deputetëve, e ka shtyrë Qeverinë që ta zvarris tutje procedimin e çështjes në Kuvend.
Dështimi eventual për ratifikimin e demarkacionit, besohet se do të kishte të paktën dy efekte apo pasoja politike; – e para mund të sjellë shpërbërjen e Qeverisë dhe dërgimin e vendit në zgjedhje, kurse pasoja e dytë, do të nënkuptonte mospërmbushjen e kushtit të fundit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Prishtina dhe Podgorica nënshkruan Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit në gusht të vitit 2015, në praninë ndërkombëtare. Kjo marrëveshje më pas u shndërrua në një kusht nga BE-ja për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Ratifikimi i marrëveshjes, ishte tërhequr nga votimi në Kuvendin e Kosovës më 1 shtator të vitit të kaluar, pas tensionimit të gjendjes së sigurisë dhe mungesës së votave për ratifikim.
Tani pritet që për herë të dytë, koalicioni qeverisës të provojë ratifikimin e kësaj marrëveshje, për të cilën nevojiten 80 vota të deputetëve. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A