Kuvendi i Komunës së Podujevës, në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar raportin financiar për periudhën janar-mars 2017, Planin e veprimit për transparencë për vitin 2017 dhe vendime të tjera me interes të përgjithshëm.
Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur mbledhjen e të rregullt, të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, Mehmet Gashi, e ku ishin të pranishëm edhe drejtorët e drejtorive.
Pas miratimit të rendit të ditës, lidhur me pikën e parë, drejtori i Buxhetit dhe Financave, Isuf Latifi, prezantoi raportin financiar për periudhën janar – mars 2017 .
Drejtori Latifi tha se raporti paraqet një pasqyrë të detajuar të aktiviteteve financiare te zhvilluara gjatë periudhës raportuese.
“Shpenzimet e buxhetit për këtë periudhë kanë arritur shumën 3,246,969 euro. Prej tyre, për paga janë shpenzuar 2,870, 413 euro, mallra dhe shërbime 71,153 euro, shpenzimet komunale 61,359 euro, subvencione 44,011 euro dhe investime kapitale 200,033 euro”, tha drejtori Latifi.
Ai tha se gjatë periudhës raportuese janë realizuar të hyra vetanake në vlerë prej 306,419 euro, kurse nga donatorët janë realizuar 2000 euro të hyra.
Në emër të grupit të këshilltarëve të LDK-së, këshilltari Hasan Softolli ka vlerësuar se raporti financiar, duke thënë se ai në mënyrë të detajuar paraqet investimet dhe shpenzimet e bëra gjatë tremujorit të parë të këtij viti.
Shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së, Rafet Llapashtica, ka bërë vërejtje lidhur me shpenzimet e telefonisë fikse dhe mobile, darka dhe dreka. Ai gjithashtu ka kërkuar raport lidhur me shpenzimet për mirëmbajtjen e automjeteve.
Ndërsa, në emër të grupit të këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Bahri Selimi, gjithashtu ka bërë vërejtje për shpenzimet në disa kategori buxhetore. Selimi gjithashtu ka adresuar kritika ndaj ekzekutivit për mungesën e realizimit të projekteve kapitale në tremujorin e parë të këtij viti.
Lidhur me raportin financiar diskutuan edhe këshilltarët Haki Rudari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lutfi Rexhepi i PDK-së.
Sqarime për shpenzimet buxhetore dhe investimet kapitale në periudhën raportuese kanë dhënë drejtorët: Faik Muçiqi (DSHPMSH) dhe Avni Fetahu (DBPZHR), kurse drejtori i Administratës, Fatmir Gashi tha se në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit do të paraqes raport të detajuar për shpenzimet lidhur me mirëmbajtjen e automjeteve.
Pas diskutimeve lidhur me këtë pikë të rendit të ditës, Kuvendi me shumicë votash miratoi raportin financiar për periudhën janar – mars 2017.
Në mbledhjen e sotme Kuvendi miratoi edhe Planin e veprimit për transparencë në Komunën e Podujevës për vitin 2017; Vendimin për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së palujtshme të Komunës në fshatin Lupç i Poshtëm.
Pas diskutimeve, Kuvendi me shumicë votash, miratoi edhe vendimin për dhënien e pronës së palujtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë KEDS-it.
Në mbledhjen e sotme Kuvendi votoi edhe për korrigjimin e gabimit teknik në Vendimin për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore nr.01-320-32374, datë 10 prill 2014. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!
Gjermania me mungesë të punëtorëve shëndetësorë - mijëra vende të lira pune
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit