Manifestimi tradicional “Ditët e Agimit”, që po mbahet në Zhegër të Gjilanit, të martën ka vazhduar me aktivitete të tjera, me ç`rast është mbajtur edhe Ora e madhe letrare, ku janë prezantuar dhjetëra krijues.
Çmimin letrar “Muza e Agimit” e fitoi kësaj here poeti Xhevat Latifi. Juria në përbërje: Anton Nikë Berisha, Nexhat Rexha e Sabit Rrustemi, këtë çmim ia dha Latifit për poezinë “Është natë, Agim Ramadani”.
Ora letrare “Muza a Agimit” nisi me vargjet e Agim Ramadanit, të deklamuara nga Adem Ajvazi, sikurse vargje poetike deklamuan edhe Ramadan Myrtaj e Fjolla Murati si dhe bashkëshortja Shukrije Ramadani, e cila ka lexuar vargje të Agimit, të shkruara në kohën e rinisë.
Manifestimi “Ditët e Agimit” vazhdon sot me një lojë hendbolli, ndërsa nesër, më 3 maj, do të shënohet dita e shkollës, e cila mban emrin “Agim Ramadani” si dhe ditëlindja e Agimit, sikurse do të ketë edhe aktivitete të tjera, për t`u përmbyllur me tubimin qendror “I këndojmë Agimit”.
Përndryshe, manifestimi “Ditët e Agimit” është tradicional dhe mbahet për çdo vit, më 1, 2 e 3 maj në Zhegër të Gjilanit, në vendlindjen e heroit të kombit, Agim Ramadani-Katana, në përkujtim të kësaj figure poliedrike.
Manifestimi mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, i cili në hapje të “Ditëve të Agimit”, tha se Agimi, me pushkën, me penën dhe brushën e tij, u bë i pavdekshëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
Paraqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
Duhet ...
Thënie koreane: Mendjemadhi mendon se qielli është kapelë e tij!
Urrejtja ballkanike: Greku bullgar-ngrënës
Një ”rrënojë” e bukur, një ndërtesë e mrekullueshme: Për Teatrin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë