LAJMI I FUNDIT:

Kapet vrasësi shqiptar i ‘97-ës

Kapet vrasësi shqiptar i ‘97-ës

Drejtësia shqiptare e kërkonte prej vitesh shqiptarin që kreu një vrasje të dyfishtë dhe plagosjen e një tjetër personi në vitin 1997. Skuadra e Ekstradimeve në Scotland Yard, pas një kërkese nga Policia Shqiptare arrestoi Martin Kazën, 45 vjeç, i cili fshihej në Londër, raportojnë mediat britanike.

Martin Kaza është dënuar në mungesë me 22 vite burg nga Gjykata e Rrethit Kurbin, për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini më 7 Mars 1997, në qytetin e Laçit.

Personi i tretë, Besnik Legisi, që ishte nën shoqërinë e dy vëllezërve, mbeti i plagosur.


Prokurori që përfaqëson palën shqiptare i tha gjykatës së ekstradimeve në Londër, The City of Westminster Magistrates’ Court se Martin Kaza e ndërmori vrasjen për hakmarrje.

“Personi që ndodhet përpara kësaj gjykate është Martin Kaza, i cili në Angli përdorte një emër tjetër”, u shpreh prokurori në këtë çështje.

Nuk dihen ende detajet e emrit të rremë të përdorur prej tij dhe cili ishte statusi i Martin Kazës në Angli.

Martin Kaza së bashku me avokatin e tij janë duke tentuar të bllokojnë ekstradimin drejt Shqipërisë. Edhe argumentet që është duke përdorur Martin Kaza për të bllokuar ekstradimin, mbeten ende të panjohura.

Gjithashtu, mësohet se që prej vitit 2010, ai fshihej në Londër deri në momentin e identifikimit dhe arrestimit.

Temo Hodaj, Drejtor i Zyrës së Interpol Tiranës disa kohë më parë, në një intervistë për mediat angleze u shpreh se problemi kryesor në identifikimin e shtetasve shqiptarë që fshihen në Angli, lidhet me faktin se ata kanë ndryshuar emrat, madje kanë fituar edhe nënshtetësinë britanike.

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori