Me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) kërkon nga institucionet kompetente që të sigurojnë zbatimin e legjislacionit të punës.
“Është shumë shqetësuese që edhe 7 vjet pas hyrjes në fuqi , Ligji i Punës vazhdon të shkelet në masë të madhe sidomos nga punëdhënësit e sektorit privat, ndërsa zbatimi i marrëveshjes kolektive është suspenduar tërësisht në sektorin privat pas presioneve nga punëdhënësit”, thuhet në reagimin e kësaj qendre.
Fakt shqetësues sipas QPA, është pajisja e punëmarrësve me kontrata afatshkurtra dhe informaliteti. “Mbi 70% e punëmarrësve kanë kontrata afatshkurtra të punës. Sipas anketës së fuqisë punëtore të realizuar nga Agjencia e Statistikave, aktualisht në Kosovë janë të punësuar 350 mijë persona (Burra: 248,224, Gra: 75,284), ndërsa kontribues aktiv në trustin pensional janë 269.900, ose mbi 80,000 punëmarrës nuk kanë kontrata pune. Tek të rinjtë (15-24 vjeç) kjo përqindje është më e lartë, 51.6% e tyre punojnë pa kontratë pune”, thuhet në reagim.
QPA-ja tregon se shkeljet më evidente të cilat kanë shoqëruar punëmarrësit gjatë vitit 2016 kanë qënë ndërprerja e kontratës, mos respektimit të orarit të punës, mos kompensimi i orëve shtesë të punës, të ndërrimit të natës, puna gjatë festave, pushimit vjetor, pushimit të lindjes dhe pushimit mjekësor.
“Siguria dhe mbrojtja e shëndetit në vendin e punës është brengosëse. Ministria e Punës dhe Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës në vitin 2015 kishin nisur fushatën vetëdijësuese rreth përmirësimit të kushteve të sigurisë në vendin e punës. Megjithë këto masa të ndërmarra nga institucionet për zbatimin e ligjit, numri i punëtorëve të cilët kanë gjetur vdekjen në vendin e punës dhe të atyre që kanë pësuar lëndime të rënda trupore mbetet shqetësues. Në vitin 2016, 9 punëmarrës kishin vdekur në vendin e punës, ndërsa 62 kishin pësuar lëndime të rënda ose 13 më shumë krahasuar me vitin paraprak, ndërsa vetëm 3 janë kompensuar për lëndimet e pësuara në punë . Numri i të lënduarve sipas sindikatave është më i lartë, mirëpo këto raste nuk raportohen për shkak të rrezikut që mund ta humbin vendin e punës”, theksohet tutje në reagim.
Në anën tjetër Inspektorati I Punës, si organ që garanton zbatimin e Ligjit të Punës, gjatë vitit 2016 ka realizuar 7285 inspektime, rreth 2 mijë më pak se në vitin 2015.
Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, deri në fund te vitit 2016, rreth 70 mijë biznese ishin aktive. Inspektorati i Punës ka treguar përformancë të dobët, duke inspektuar vetëm 10% të bizneseve aktive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDogana e Kosovës vë në menaxhim terminalin doganor në Han të Elezit dhe në Dheun e Bardhë
Kishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze