LAJMI I FUNDIT:

Halili dhe Ademi distancohen nga deklaratat e Dimitrievit për kryetarin e ri të Kuvendit

Halili dhe Ademi distancohen nga deklaratat e Dimitrievit për kryetarin e ri të Kuvendit

Kryeministri teknik Emil Dimitriev në paraqitjen e fundit tha se nuk njeh zgjedhjen e Talat Xhaferit për kyetar Kuvendi dhe se mbështet fuqishëm drejtorin e sigurisë publike, Mitko Çavkov. Nga këto deklarata edhe pse me vonesë, janë distancuar dy zv.kryeministrat shqiptarë nga radhët e BDI-së, Festim Halili dhe Arbër Ademi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Arbër Ademi në një deklaratë për Telegrafi Maqedoni thekson se përshëndet zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit dhe i uron punë të suksesshme dhe vendime te arsyeshme në atmosferë të qetë. Ai shprehet se ata si politikanë dhe institucione janë të detyruar të japin mbështetje të nevojshme.

Dimitriev nuk e njeh zgjedhjen e Xhaferit për kryetar Kuvendi, nuk pajtohet as me Agim Nuhiun
Lexo po ashtu Dimitriev nuk e njeh zgjedhjen e Xhaferit për kryetar Kuvendi, nuk pajtohet as me Agim Nuhiun

Ndërsa Festim Halili, zv.kryeministri i angazhuar për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit në një postim në Facebook thekson se deklarata e Emil Dimitrievit është vlerësim i tij personal dhe jo të Qeverisë, pasi sipas tij, e njëjta nuk buron nga ndonjë mbledhje, analizë ose konkluzë e përbashkët e Qeverisë.


“Të dy zv. Kryeministrat shqiptar, unë Festim Halili dhe Arbër Ademi, në emër të gjithë ekzekutivit kemi uruar kryeparlamentarin që ditën e parë të zgjedhjes dhe fuqishëm mbështesim punën e tij në vazhdim. Deklaratën e kryeministrit e cilësojmë si vlerësim të tij personal dhe jo të Qeverisë, pasi e njëjta nuk buron nga ndonjë mbledhje, analizë ose konkluzë e përbashkët e Qeverisë”, shkruan Halili./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori