Ministrja për Dialog Edita Tahiri, e cila po qëndron në Izrael, me ftesë të Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare të Izraelit (INSS) në Tel Aviv, mori pjesë në seminarin për çështje të negociatave paqësore dhe ndërkulturore të organizuar nga ky institut.
Folësit kryesor në këtë seminar ishin ministrja Edita Tahiri, ish-gjeneral majori izraelit dhe ish-Ambasador i Izraelit në Kinë, Matan Vilnai, profesori Iliai Alan dhe David Gordon, hulumtues dhe bashkëkryesues të seminarit në INSS.
Sipas komunikatës, ministrja Edita Tahiri në ligjëratën foli rreth proceseve të pavarësisë së Kosovës dhe proceseve paqësore të periudhës së luftës dhe paqes. Ministrja Tahiri, ndër të tjerash, theksoi se pavarësia e Kosovës solli lirinë dhe sigurinë për popullin e Kosovës, ndërsa vendosi një gjeopolitikë të re në favor të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan.
“Lufta jonë për pavarësi ishte e drejt prandaj mori përkrahjen e botës perëndimore në krye me SHBA-të. Shteti i Kosovës është rezultat i luftës njëqindvjeçare të popullit shqiptarë, i cili nuk u pajtua asnjëherë me pushtimin dhe ndarjen e kombit shqiptar dhe tokave shqiptare”, theksoi ministrja Tahiri, duke shtuar se përfundimi i Luftës së Ftohtë hapi rrugë për liri dhe krijimin e shteteve të reja në Ballkan, ndërsa i dha fund sistemit komunist dhe shteteve artificiale siç ishte edhe ish-Jugosllavia, transmeton Telegrafi.
Duke folur për luftërat e fundit në Ballkan në periudhën 1989-1999, ministrja Tahiri tha se ato ishin luftëra agresore të Serbisë ndaj Kosovës dhe njësive tjera federale të ish-Jugosllavisë, dhe nga zhbërja e ish-Jugosllavisë u krijuan shtatë shtete të reja përfshirë shtetin tim, Republikën e Kosovës.
Ajo sidomos potencoi se “ndonëse perceptimet për origjinën e këtyre luftërave janë nga më të ndryshmet, dhe pavarësisht tendencave të Serbisë për t’i mbuluar qëllimet e saj hegjemoniste me pretendime kulturo-fetare, e vërteta është se Serbia bëri luftëra hegjemoniste dhe territoriale, por ne, Kosova, Kroacia, Bosnja dhe Sllovenia dolëm fitues dhe krijuam shtetet tona dhe mbrojtëm territoret etnike”.
Ministrja Tahiri po ashtu tha se Kosova ka orientimin perëndimor dhe kemi progres në shtetndërtimin demokratik dhe euro-atlantik.
“Sot Kosova është një kontribuuese e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe Evropë. Kosova ka për aleatë kryesor strategjikë SHBA-të, është në rrugën zyrtare të integrimit evropian, ka vendosur lidhje zyrtare me NATO-n dhe më shumë se gjysma e vendeve anëtare të OKB-së kanë njohur pavarësinë e Kosovës, gjithsejtë 113 vende”, ka theksoi ministrja Tahiri.
Ministrja ftoi Izraelin që ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke thënë se Izraeli është një vend perëndimor, një aleat strategjik SHBA-së, prandaj dhe duhet ta ndjek këtë linjë dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke dhënë kontribut për forcimin e paqes në rajon.
Tahiri iu përgjigj shumë pyetjeve të pjesëmarrësve, të personaliteteve me kalibër të lartë, nga qeveria, biznesi, akademia dhe drejtësisa dhe negociatorë me përvojë.
Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare të Izraelit (Institute for National Security Studies – INSS) është një institut prestigjioz në Izrael i themeluar në vitet 1975 i cili angazhohet për studime të sigurisë kombëtare me qëllim që ofrojë analiza dhe rekomandime rreth çështjeve që lidhen me agjendën e sigurisë kombëtare të Izraelit, për vendimmarrësit, udhëheqësit publikë dhe komuniteti strategjik, në Izrael dhe jashtë vendit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?