LAJMI I FUNDIT:

Shqetësues numri i vogël i gjetjeve të personave të zhdukur

Shqetësues numri i vogël i gjetjeve të personave të zhdukur

Është publikuar raporti i 3-të i vlerësimit të gjendjes rreth punës për identifikimin e personave të zhdukur, me titull “Mbështetja për zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur-Gjetja e rrugëdaljes”, i përgatitur nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).

Edhe pse u vlerësuan rezultatet e këtij raporti, megjithatë u shprehen shqetësimet që për vetëm dy vite, janë gjetur vetëm 19 persona.

Në bazë të këtij raporti që nga viti 2002 më shumë se 2500 raste të personave të zhdukur janë zgjidhur përmes përdorimit të testimit të ADN-së. Derisa, përafërsisht 2 mijë raste të tjera janë identifikuar me anë të metodave jo shkencore, me anë të identifikimit vizual.


Megjithatë, sot akoma janë 1600 raste të personave që ende janë të zhdukur. Mathew Holiday, udhëheqës i programit të Ballkanit Perëndimor në ICPM ka thënë se është shqetësues se për çdo vit numri i identifikimeve të reja është më i vogël dhe se duke vazhduar me të njëjtat metoda nuk do të japin rezultate.

“Një nga sfidat që e kemi vërejtur në raport dhe kjo duhet të adresohet është zgjidhja e 400 mbetjeve të cilat gjenden në Prishtinë. Këto rezultatet e identifikimeve para testimit të ADN-së, ICMP-ja rekomandon mbledhjen e referencave dhe të tjera nga familjarët mbetjet e të cilëve kanë qenë të identifikuar vizualisht. Është shqetësues se për çdo vit numri i identifikimeve të reja është më i vogël dhe se duke vazhduar me të njëjtat metoda nuk do të japin rezultate”, tha Holiday.

Ai ka shtuar se është kritike që autoritetet në Prishtinë dhe në Beograd që të bashkëpunojnë për zgjidhjen e rasteve të mbetura dhe që ata të jenë të zotuar t’i sigurojnë të drejtat e familjeve të personave të zhdukur, pavarësisht origjinës së tyre ose rolit që kanë pasur gjatë luftës në Kosovë.

Përfaqësuesi i familjeve të të pagjeturve të Kosovës, Bajram Qerkini shprehu shqetësimin e tij për numrin e vogël të personave të gjetur për dy vitet e fundit, duke thënë se ai i di me centimetër lokacionet ku gjenden trupat e shqiptarëve të zhdukur në luftën e fundit.

“Para neve familjarëve nuk duhet të flisni politikisht, lëshohuni në nivelin tonë dhe tregona kush nuk po i kryen punët. Nuk kemi më kohë t’i lusim apo tu besojmë në punën që e shkruajnë dhe nuk e realizojnë. Po me vjen shumë rënd se në dy vitet e fundit veç 19 persona janë gjetur. Po unë e kam varreza me centimetër ku gjendet njeriu, po unë kam shënime ku është këmba e njeriut ende në varrezë dhe nuk vijnë me heq. A po mundoheni neve familjarëve që kemi shkuar në një moshë shumë të lartë të na shfarosni prej kësaj toke”, tha Qerkini.

Ndërsa, Milorad Trifunoviq nga Asociacioni i familjeve të të kidnapuarve dhe të zhdukurve në Kosovë, sikurse Qerkini, pati kërkesat e njëjta, ndriçimin e fatit të personave të pagjetur.

“Unë vetëm do të kisha shtuar se nuk duhet qëndruar vetëm në këtë, por duhet të shkojmë tutje, sepse ne anëtarët e familjeve, përkatësisht ne përfaqësuesit e tyre kemi për detyrë që çdo kund të kërkojmë ndriçimin e fatit të personave të pagjetur, sepse me të vërtetë ka kaluar një kohë e gjatë që sipas mendimit tonë nuk është punuar sa duhet”, theksoi Trifunoviq.

Ai ka theksuar se mendimi i tij personal është se duhet të ketë komunikim më të mirë të ICMP-së për identifikimin e personave të pagjetur, pasi që merren informacione të rreme për lokacione të ndryshme rreth personave të pagjetur dhe se bëhet punë e madhe dhe në fund del të mos ketë asgjë.

Ndërsa, kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur Prenk Gjetaj tha se po sfidohen me mungesën e kapaciteteve profesionale, porse nuk duhet të hedhet përgjegjësia vetëm te vendorët. Edhe Gjetaj shprehur shqetësim me numrin e vogël të gjetjeve në vitet e fundit.

“Edhe këtë raport vetëm e lëmë si konstatim pa marr ndonjë hap konkret çka më tutje. Normalisht që rezultatet varen prej gjetjeve, tani gjetje po ka më pak. Vitin e kaluar prej 15 lokacioneve që janë vlerësuar vetëm 6 kanë rezultuar me gjetje, me 6 persona. Ndërsa 9 kanë dështuar. Këtë vit konsideroj se është bërë një hap më pozitiv prej pesë lokacioneve, dhjetë individ, gjegjësisht mbetjet mortore së paku dhjetë persona janë ekshumuar. Jo gjithherë ka suksese, jo gjithherë ka informacione të besueshme që na ndihmojnë”, tha Gjetaj.

Libor Chlad nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka thënë se mund të mburren me arritjet në bazë të këtij raporti. Derisa, theksoi se BE do të vazhdojë të ndihmojë financiarisht punën për gjetjen edhe të personave tjerë të zhdukur.

“Njëri nga rekomandimet që duhet të merret shumë seriozisht në të ardhmen është se duhet t’i bashkojmë forcat dhe të punojmë bashkërisht në më shumë fuqi me të gjitha palët e ndërlidhura që punojnë për rastet e personave të zhdukur në mënyrë që të arrihet një progres më i mirë. Dua të iu siguroj se BE do të vazhdoj të ofroj mbështetje për politikat financiare për zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur. Po ashtu në të njëjtën kohë është e qartë për të gjithë ne se detyrat e shtëpisë duhet të bëhen këtu dhe në Beograd”, theksoi ai.

Në luftën e fundit janë evidentuar mbi 6 mijë persona të zhdukur, ku aktualisht janë edhe 1600 persona që ende nuk dihet për fatin e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori