LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari vritet me katër plumba, pranë banesës së tij, mediat italiane tregojnë emrin dhe detajet e ngjarjes

Shqiptari vritet me katër plumba, pranë banesës së tij, mediat italiane tregojnë emrin dhe detajet e ngjarjes

Një shqiptar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e shkuar në Romë të Italisë.

Mediat vendase bëjnë me dije se ndaj 43 vjeçarit shqiptar Gasper Reçi është qëlluar me katër plumba, dy në pjesën e gjoksit dhe dy të tjerë në pjesën e këmbës, shumë pranë banesës së tij.


Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Simeri Crichi”, rreth orës 23:00 të mbrëmjes së shkuar.

Shqiptari ishte duke ecur në rrugë dhe për arsye ende të panjohura, u qëllua me armë zjarri nga një makinë që ju afrua. Pasi u godit, burri gjeti vdekjen në vend.

Forcat e policisë dhe ekipet mjekësore shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk qe e mundur të bëhej asgjë për shqiptarin.

Sipas hetimeve të para, dy burra në bordin e një makine “Smart” i janë afruar 43 vjeçarit dhe njëri prej tyre, dyshohet pasagjeri, e ka qëlluar atë për vdekje, për t’u zhdukur më pas. Nuk ka dëshmitarë për ngjarjen.

Policia ka nisur hetimet.

“Corriere” shkruan se vrasja e natës së shkuar rikthen vrasjet me armë zjarri në rrethinat e Romës pas një periudhe qetësie dhe konfiskimet e shumta të armëve në zonë. Krimet atje ndodhin kryesisht për shkak të trafikut dhe drogës. /oranews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori