LAJMI I FUNDIT:

Studentët e farmacisë protestojnë për ndërrim të profesorit

Studentët e farmacisë protestojnë për ndërrim të profesorit

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë, dega Farmaci, të enjten kanë protestuar duke bllokuar hyrjen e Dekanatit, në shenjë pakënaqësie për ndërrimin e profesorit për lëndët kimi analitike I dhe kimi inorganike me stekiometri.

Arba Mirena, përfaqësuese e studentëve të vitit të parë të degës së Farmacisë, tha se arsyeja që po protestojnë është për realizimin e kërkesës së tyre që ligjëratat nga lënda kimi analitike I dhe kimi inorganike me stekiometri, të mbahen nga profesori Azem Lajçi.

“Arsyeja se pse ne sot gjendemi këtu është pikërisht për të realizuar kërkesën tonë që e kemi bërë pothuajse që dy muaj. Kërkesa jonë është që ligjëratat nga lënda kimi analitike I dhe kimi inorganike me stekiometri të mbahen nga profesori që ka filluar me mbajt prej semestrit të parë, pra prej profesorit Azem. Arsyeja se pse ne sot ndodhemi këtu është pikërisht do të thotë që ne po dëshirojmë me mbajt mësimin, pasi që me humb mësimin prej një lënde që është bazike për drejtimin tonë normalisht që shkakton probleme. E kemi pothuajse edhe një muaj që na ka mbetur dhe i kemi provimet në qershor”, tha ajo.


Edhe Ardit Bilalli, student i vitit të parë në Farmaci, paralajmëroi se nuk do të mbajnë mësim me një profesor tjetër, pasi që studentët dëmtohen nga ndërrimi i mësimdhënësit.

Bilalli tha se studentët nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre përderisa ato të mos realizohen.

Ndërsa, Suzana Manxhuka-Kërliu, dekane e Fakultetit të Mjekësisë, përmes telefonit, ka thënë se ndërrimi i mësimdhënësve në këtë fakultet është vendim i senatit dhe jo i fakultetit, pasi është senati ai që zgjedh profesorët. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori