LAJMI I FUNDIT:

Blerand Stavileci, takim historik me drejtorin e ABA Ligës për pranimin e Prishtinës (Foto)

Blerand Stavileci, takim historik me drejtorin e ABA Ligës për pranimin e Prishtinës (Foto)

Sigal Prishtina ka kohë që po tenton të thyejë kufinjt dhe të marrë pjesë në kampionatin e fortë basketbollistik të ballkanit, Adriatic Basketball Asociation (ABA).

Megjithatë, një kërkese e parë zyrtare atë kohë u refuzua nga ABA Liga për shkak të ndikimit të jashtëzakonshëm të klubeve serbe në këtë asociacion dhe garë shumë të fuqishme basketbollistike.


Megjithatë, një takim historik është mbajtur këtë të enjtë në zyret e ABA Ligës në Zagreb, ku Blerans Stavileci, president i klubit Sigal Prishtina dhe drejtori, Florian Miftari, u takuan me drejtorin e ABA Ligës, Kresimir Novosel.

Sipas një komunikate të publikuar nga Sigal Prishtina në këtë takim është diskutuar për mundësinë e pjesëmarrjes së klubit në këtë garë prestigjioze.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për një pranim të mundshëm të Prishtinës në këtë garë, megjithatë sipas kësaj komunikate klubi kryeqytetas ka prezantuar sukseset dhe platformën ashtu sikurse situatën aktuale të klubit, shkruan Telegrafi.

Sigal Prishtina në mënyrë zyrtare komunikoi pak kohë më parë se klubi është i interesuar për të rritur nivelin e garimit në nivel rajonal dhe evropian dhe do të investojë në këtë drejtim, nga se kampionati kosovar është në situatën më të dobët që nga pas lufta për shkak të vështirësisë financiare të klubeve që ka ndikuar edhe në konkurrencën mes ekipeve kryesore.

Sigal Prishtina është klubi më stabil basketbollistik në aspektin financiar dhe strategjik, pasi që ka vite që është në maje të basketbollit kosovar pikërisht për shkak të menaxhimit të mirë dhe fuqisë financiare, gjë që e ka bërë të jetë në tjetër nivel për dallim nga ekipet tjera.

ABA Liga është gara më prestigjioze në basketbollin evropian menjëherë pas Euroligës dhe një pjesëmarrje e Sigal Prishtinës do të thoshte se klubi kryeqytetas do të investonte për një nivel të garave krejt tjetër, çka do të detyronte federatën të bënte ndryshime për të vënë në nivel diferencën në kualitet dhe fuqi financiare të klubit kryeqytetas me klubet tjera të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori