Mbi 150 persona me aftësi të kufizuara janë trajnuar dhe përgatitur për tregun e punës në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja Fokusimi në aftësitë – Rritja e punësimit të grupeve në nevojë.
Kjo është bërë e ditur nga eventi përmbyllës i këtij projekti të organizuar nga People in Need, partnerët HandiKos dhe Shoqata e te Verbërve.
Prezent në këtë ngjarje ishin edhe përfaqësuesit e Ministrisë, Zyres së BE-së, bashkëpunëtor dhe përfituesit direkt nga projekti.
Betim Zllanoga, nga People in Need prezantoi punën e bërë gjatë 26 muajve duke i përmendur aktivitetet dhe rezultatet e arritura. Duke theksuar se: “me anë të këtij projekti mbi 150 persona me aftësi të kufizuara janë trajnuar dhe pregatitur për tregun e punës; është themeluar shërbimi për punësim të mbështetur në kuadër të të cilit janë punësuar 33 persona në biznese private; dhe janë mbështetur 13 biznese të personave me aftësi të kufizuara”
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Abrashi, vlerësoi lartë të arriturat e projektit dhe ndër tha: Ministria tash e dy vite është duke u angazhuar që me politika dhe sponzorizim të ligjeve të përmirësojë gjendjen e personave me aftësi të kufizuara në shoqërinë Kosovare por edhe të mundësojnë që të ngritën aftësitë në mënyrë që këto grupe të jenë sa më të gatshëm për tregun e punës”. Ministri gjithashtu konfirmoi që bashkëpunimi dhe mbështetja e Ministrisë do te vazhdojë edhe në të ardhmen për projekte të tilla në mënyrë që te jenë sa më afër grupeve në nevojë.
Zëvendës shef i Seksionit për Bashkëpunim nga Zyra e Bashkimit Evropian Libor Chlad, njoftoi të pranishmit që BE-ja gjatë dy viteve të fundit ka ndarë mjete prej rreth 2milion eurove, pikërisht për mbështetjen e grupeve në nevojë. Ndër të tjera ai theksoi: “BE-ja, do të jetë edhe në të ardhmen afër personave ma aftësi të kufizuar dhe do të vazhdojë me bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile dhe ministrinë në mënyrë që të adresohen sa më mirë nevojat dhe identifikohen aktivitetet e tilla të cilat ndikojnë direkt në jetën e qytetarëve”
Afrim Maliqi nga HandiKos tha: “organizata jonë dhe partnerët tanë do të vazhdojnë të avokojnë kundrejt institucioneve shtetërore në mënyrë që të zbatohen të gjitha ligjet dhe politikat për punësimin e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë. Ai po ashtu vlerësoi se ne si shoqëri në tërsi duhet të angazhohemi për gjithëpërfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në të gjitha sektorët”, përfundoi ai.
Bujar Kadriu nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës, u fokusua në çështjen e hapjes së bizneseve të reja dhe mundësive për vet-punësim të personave me aftësi të kufizuara. “Këto praktika duhet të mbështeten nga donatorët dhe institucionet shtetërore, sepse kanë dëshmuar që janë të qëndrueshme dhe punësojnë jo vetëm persona me aftësi të kufizuara, por edhe është shumë e frytshme edhe per familjen e tyre” tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit