Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për dy muaj arrestin shtëpiak aktivistëve të kësaj lëvizje, Adea Batushës, Atdhe Arifit, Egzon Halitit dhe Frashër Krasniqit.
VV konsideron se ky vendim është i padrejtë që po privon nga liria katër aktivistët dhe po ia mundëson zgjatjen e jetës një procesi, i cili ende po mbijeton pa asnjë provë të vlefshme.
“Ky proces kryekëput politik është dëshmi e qartë e instrumentalizimit të drejtësisë për interesa të klanit kriminal “Pronto”, i cili e ka zhytur vendin në varfëri e mjerim dhe krim e korrupsion. Kjo drejtësi e kapur e cila punën e saj e kryen sipas porosive të pushtetit, në vazhdimësi është përqendruar në luftimin e opozitës, dhe ka mbyllur sytë para krimit të organizuar dhe kriminelëve që qëndrojnë mbi ligjin”, thuhet në njoftimin e VV-së.
“Vendimi ndaj aktivistëve është arbitrar dhe është shkelje e të drejtave themelore të katër aktivistëve tanë, dhe si i tillë është i papranueshëm, siç është i gjithë procesi. Si pasojë e këtij procesi të montuar, i përcjellë që nga fillimi me shkelje flagrante të të drejtave elementare të njeriut, aktivisti Astrit Dehari sot nuk është në mesin tonë. Për këtë, sikurse për gjithë këtë rast dhe përndjekjen e vazhdueshme të aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, do të mbahet përgjegjëse ministrja Dhurata Hoxha dhe gjithë krerët e shtetit të kapur. Këta njerëz që në vend të angazhimit për shtet të së drejtës, me çdo kusht e duan ndërtimin e një aparati autoritar shtetëror, nuk do të mund ta ndalin drejtësinë. Shteti i së drejtës do të shënojë fundin e proceseve të tilla të padrejta dhe fundin e gjithë atyre që janë kundër drejtësisë”, thekson tutje VV. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjoshi i PDK-së pëson aksident gjatë fushatës, kryhet me sukses ndërhyrja kirurgjike
Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë
Trupat rezervë të KFOR-it arrijnë në Kosovë, të gatshëm të reagojnë gjatë zgjedhjeve
I zhdukur prej disa ditësh, gjendet i vdekur brenda një shtëpie të braktisur në Durrës 36-vjeçari
Osmani dërgon një delegacion në inaugurimin e Presidentit Trump
OVL-UÇK bëhet me kryetar të ri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake