LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: LDK nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike

Gecaj: LDK nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka thënë se shkuarja në zgjedhje, në qoftë se nuk kalon demarkacioni, është gabim, ngaqë krijohet precedent që në të ardhmen mund të përdoret për të shkuar në zgjedhje.

Sa i përket demarkacionit Gecaj ka thënë që tani kanë dy opsione: kërkesa e Isa Mustafës, që është paraqitur në Bruksel dhe, në qoftë se nuk merr pëlqimin, demarkacioni të procedohet në Kuvend.


“Ne dëshirojmë që kjo qeveri të zgjas deri në fund të mandatit, deri në vitin 2018. Megjithatë edhe Mustafa ka thënë që mos kalimi i demarkacionit mund ta çojë vendin në zgjedhje. Por, duhet të presim që kryeministri të kthehet nga Brukseli, të shohim a ka marrë sinjale pozitive për kërkesën e tij, ndërsa opsioni i dytë është që demarkacioni të procedohet në Kuvend”, ka thënë Gecaj në Zona B të Klan Kosovës.

Për partneritet në zgjedhjet eventuale, Gecaj ka thënë që nuk janë deklaruar për një partneritet strategjik me PDK-në, përderisa me Vetëvendosjen koalicionin e sheh vështirë të realizueshëm.

“Ne nuk kemi asnjë dokument apo deklaratë ku thuhet që do të kemi partneritet strategjik me PDK-në. Nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike, por tash e shoh shumë të vështirë një koalicion me VV-në siç është tani”, ka thënë Gecaj. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori