LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Drejtësisë sqaron procesin e rishikimit të Kodit Penal dhe të Procedurës Penale

Ministria e Drejtësisë sqaron procesin e rishikimit të Kodit Penal dhe të Procedurës Penale

Ministria e Drejtësisë, përmes një komunikate ka sqaruar se, është thellësisht e përkushtuar të hartoj Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale sipas modeleve të avancuara të vendeve të Bashkimit Evropian.

Me qellim të avancimit të legjislacionit të fushës penale (Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale), Ministria e Drejtësisë është në proces të rishikimit të këtij legjislacioni.

Përmes këtij procesi, para së gjithash synojmë: avancimin e mëtejshëm të legjislacionit të kësaj fushe përgjithësisht me fokus rishikimi i dispozitave që i referohem forcimit të sistemit kushtetues të Republikës së Kosovës, si dhe forcimit të luftës kundër terrorizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar; adresimin e sfidave apo vështirësie që kane hasur organet e zbatimit të legjislacionit penal, si dhe adresimin i të gjeturave nga raportit për vendin i Komisionit Evropian, thuhet në kumtesë, transmeton Telegrafi.


Pas pranimit të komenteve dhe propozimeve, si dhe themelimit të grupit punës në lidhje me këtë çështje,  Ministria e Drejtësisë ka hartuar draftin fillestar të Projektligjit për ndryshim plotësimin e Kodit Penal.

Me rastin e hartimit të këtij drafti Ministria e Drejtësisë ka  marrë për bazë propozimet e akterëve të përfshirë në këtë proces si dhe praktikat e mira të vendeve të Bashkimit Evropian në përgjithësi e shtetit të Gjermanisë në veçanti.

Disa nga nenet e propozuara për diskutim nga ana e anëtarëve të grupit punues, e që kanë të bëjnë me forcimit e sistemit kushtetues të Republikës së Kosovës, janë marr model nga Kodi Penal i Gjermanisë, i cili është në pajtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe si të tilla janë objekt shqyrtimi nga ana e grupit punues dhe nuk janë propozim i asnjë institucioni, e për të cilat grupi punues i themeluar për këtë çështje do të jetë kompetent t’i trajtoj dhe të rekomandoj se si të procedohet tutje me këtë çështje.

Aktualisht, drafti u është dërguar për komente anëtarëve të grupit punues, përfaqësuesve të shoqërisë civile, si dhe partnerëve tanë ndërkombëtar.

Ministria e Drejtësisë, aktualisht është në fazën e pranimit të komenteve dhe propozimeve shtesë nga ana e anëtarëve të grupit punues.

Ministria e Drejtësisë është thellësisht e përkushtuar që procesi i rishikimit të drejtësisë penale  do të jetë gjithëpërfshirës dhe shumë transparent, me qellim të avancimit të mëtutjeshëm të legjislacionit aktual, në menynë që organeve të cilat merren me zbatimin e ligjit t’u mundësohet infrastrukturë adekuate ligjore, që puna e tyre të jetë sa me efikase dhe efektive, në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative.

Ministria e Drejtësisë fton të gjitha palët dhe mediat të përmbahen nga paragjykimet dhe të kuptojnë së çështjet e propozuara aktualisht janë në nivel diskutimesh dhe janë vetëm propozim për të cilat do të vendosë grupi punues, përfundon kumtesa e Ministrisë së Drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori