LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar: Politikanët e Maqedonisë e kanë për obligim të gjejnë rrugën e daljes nga kriza politike

Zhbogar: Politikanët e Maqedonisë e kanë për obligim të gjejnë rrugën e daljes nga kriza politike

Euro-ambasadori Samuel Zhbogar deklaroi në Shtip se nuk është detyrë e diplomatëve që të tregojnë se cilët janë daljet nga kriza e tanishme politike në Maqedoni.

Sipas tij, politikanët e vendit e kanë një obligim të tillë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I pyetur për një takim të mundshëm liderësh, Samuel Zhbogar konsideron se dialogu ndërmjet partive duhet të zhvillohet në institucione.


”Kuvendi mblidhet dhe mendoj se aty ka më shumë mundësi që të diskutohet për problemet. Megjithatë, do të theksoja se për një funksionim normal të shtetit, me rëndësi është që të arrihet dialog në institucione dhe të ndërtohet autoriteti i institucioneve. Kuvendi është njëri nga ato institucione, kurse dialogu ndërpartiak duhet të zhvillohet aty”, ka deklaruar Zhbogar./Telegrafi/